Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, ja ULTIMATUMI i Contes ne drejtim te Zhang: do i kerkoje qe…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, ja ULTIMATUMI i Contes ne drejtim te Zhang: do i kerkoje qe…”
Inter Club Staff

Dita e djeshme ne Appiano Gentile ka pare prezent shume drejtues por edhe Antonio Conten bashke me skuadren.

Tranjeri i Interit ka takuar Marotten, Antonellon, Ausilion, Baccin dhe Zanettin, dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ka qene nje takim shume i ngrohte.

Sipas te perditshmes italiane, ky mund te konsiderohet edhe si nje takim paraprak perpara asaj qe do te ndodhe neser.

Pas financimit te ardhur nga Oaktree, deshira dhe qellimi i Suning eshte qe te vazhdoje mbeshtetjen e saj.

Por duket se Conte do nje siguri nese Suning do te arrije ta mbaje ne nivel te larte Interin apo deshiron ta ridimensionoje.

Pikerisht nga kjo varet edhe e ardhmja e tranjerit te Interit ne kete moment dhe me kete lidhen edhe dyshimet per te ardhmen.

Sipas La Gazzetta, takimi do te ndahet me siguri ne dy faza: i pari eshte nje takim koke me koke me Zhang i Contes.

Me pas, do te kete nje takim me te gjithe drejtuesit: “Tekniku ka nevoje per te kuptuar sa me shpejt nese do te ‘martohet’ me Interin per sezonin 2021-2022 apo jo.”

“Deshira eshte e perbashket dhe vullneti per yllin e dyte ne fanelle eshte nje nga ambicjet me te medha ne kete moment.”

“Por prisni pak, sepse Conte ka nje ultimatum te qarte per Zhang: ai qendron tek Interi vetem nese skuadra nuk preket. Cfare do te thote kjo? Ai nuk eshte dakord me asnje ridimensionim.”

“Shkurt dhe qarte, nuk deshiron qe asnje nga lojtaret e mire te Interit te mos preket. Nese do te kete autofinancim, duhet te behet pa prekur shtyllen kurrizore te skuadres.”

“Ky eshte nje perimeter qe nuk duhet prekur dhe ne kete liste bejne pjese edhe Lautaro dhe tre mbrojtesat, lojtare qe jane permendur si te mundshem per tu shitur.”

Conte ne menyre legjitime sipas La Gazzetta dello Sport, nuk deshiron as ta coje ndermend idene per te luftuar per nej vend ne Champions pasi ka dominuar ne menyre te tille Serie A kete sezon.

Por nuk do te pranoje as dyshime: Zhang do duhet te jete i qarte dhe bindes. Ndryshe nuk behet asgje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.