Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

364 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter po mendon shume seriozisht per nje zevendesues per Barella? Emri me i perfolur eshte ai i…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter po mendon shume seriozisht per nje zevendesues per Barella? Emri me i perfolur eshte ai i…”
Inter Club Staff

Nicolo Barella ka kaluar vertete nje sezon te lodhshem dhe kjo gje u pa edhe ne ndeshjen ndaj Real Madrid, ku ai per here te pare eshte tradhetuar nga nervat.

Edhe Barella eshte njeri, nuk eshte robot, dhe nderkohe qe ka luajtur pafund per Italine dhe Interin, ai ne Madrid pati nje moment ku nuk u tregua i forte mjaftueshem per te perballuar presionin.

Kete gje e ka vene re edhe Interi, qe me sa duket me ne krye Marotten po kerkon qe te gjeje nje zevendes per te ne merkato.

Aktualisht tek Interi zevendesues ne mesfushe jane Vecino, Vidal, Sensi dhe Gagliardini, por askush prej tyre nuk ka karakteristika te ngjashme.

“Marotta e ka piketuar blerjen qe e shikon si perfekte per te sjelle ne skuader nje zevendes te mirefillte per Barella.”

“Ai eshte Nahitan Nandez i Cagliarit, qe eshte negociuar edhe ne vere si nje blerje e mundshme e skuadres zikalter.”

“Per te eshte dakord edhe Inzaghi sepse e konsideron si nje xhol te vertete per kapacitetin e tij per te luajtur edhe ne te djathte.”

“Normalisht, Cagliari kerkon shume per te, dhe nese nuk ul pretendimet e saj prej 30 milione eurosh nuk do te behet gje. Por kesaj radhe lojari mund te perdore dore te hekurt dhe mund te kercenoje klubin qe ta shese. Pastaj, gjithcka mund te behet me e thjeshte per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.