Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

493 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja shtate lojtaret qe do te largohen nga Interi ne fund te sezonit: ne liste edhe nje si…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja shtate lojtaret qe do te largohen nga Interi ne fund te sezonit: ne liste edhe nje si…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport, ne edicionin e saj online e ka ndalur fokusin e saj te merkato e Interit ne dalje ne veren qe po afrohet.

Sipas tyre, nga skuadra zikalter do te largohen plot shtate lojtare duke shkaktuar keshtu nje mini-revolucion te vogel.

Por le ta nisim nga porta gjithcka cfare ka thene La Gazzetta dello Sport diten e sotme: “Ne porte kemi Handanovic qe do te qendroje si titullar tek Interi.”

“Nderkohe, ai qe do te largohet do te jete portieri i dyte, Radu, i cili do te huazohet ne nje skuader per te luajtur me shume.”

“Padelli po shkon drejt nje qendrimi si portier i trete, dhe rinovimi i tij do te ndodhe ashtu si ndodhte edhe me Bernin, pra ne fund te cdo sezoni.”

“Ne mbrojtje deri me tani jane te sigurt qe do te luajne tek Interi sezonin e ardhshem De Vrij, Bastoni dhe D’Ambrosio, te cilet gjithashtu do te marrin edhe nga nje rinovim kontrate.”

“Ish-lojtari i Torinos eshte ne skadence kontrate keshtu qe eshte e detyrueshme qe kjo te ndodhe.”

“Nderkohe, ne mbrojtje do te qendrojne sezonin e ardhshem ne Milano edhe Darmian dhe Milan Skriniar.”

“Ata qe do te largohen jane Ranocchia, ne dyshim te forte si dhe Kolarov qe nuk do te kete me vend sezonin e ardhshem te zikalterit.”

“Ne mesfushe, Barella, Brozovic, Eriksen dhe Hakimi jane lojtare qe nuk do te preken. Young do te largohet ne fund te kontrates dhe Vecino do te nxiret ne merkato per tu larguar.”

“Bashke me ta do te tentohet te shitet edhe Arturo Vidal qe ka nje rroge te rende prej 6,5 milione eurosh. Nderkohe, ne dyshim jane Gagliardini, Sensi dhe Ivan Perisic.”

“Ne sulm pritet te largohet vetem Andrea Pinamonti, dhe tre te tjeret (Lautaro, Lukaku dhe Sanchez) do te vishen perseri zikalter edhe sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.