Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Nje cmenduri ajo qe beri UEFA me Hakimi: Interi mund te arrije deri aty sa te hedhe…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Nje cmenduri ajo qe beri UEFA me Hakimi: Interi mund te arrije deri aty sa te hedhe…”
Inter Club Staff

Ajo qe eshte e qarte nga ceshtja Achraf Hakimi, eshte se Interi nuk e ka pasur ne dispozicion ne Champions League dhe se zikalterit nga ky takim kane dale nga fusha e lojes me nje pike.

Por ajo qe nuk i ka pelqyer Interit eshte se pozitiviteti i lojtarit eshte komunikuar vetem tre ore para ndeshjes, edhe pse testet jane bere 48 ore perpara saj.

Sot do te kete nje test tjeter per vertetesine e pozitivitetit, por sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, Interi eshte gati qe te beje gjithcka ne rast te nje tamponi negativ.

“Ne ate rast, klubi do te vleresoje se si te mbroje interesat e saj ne cdo nivel dhe nuk perjashtohet asgje, madje edhe nje padi per UEFA.”

“Historia ka treguar se ne Champions luhet gjithmone me pak pike dhe Interi per pak pike ne te kaluaren ka mbetur pa kaluar edhe turin.”

“Te merkuren ne mengjes me sa duket ka ardhur edhe lajmerimi verbal per tamponet e bere nga laboratori Syblab, qe eshte i autorizuar ne menyre legale nga UEFA per te bere tamponat: eshte nje kalim i detyrueshem per ata qe luajne ne Champions League.”

“Te gjithe negative, duke perfshire edhe Hakimi, qe ne ate pike ka bere stervitje me shoket e skuadres.”

“Ne 16.10, ja surpriza e pare: ne baze te nje vleresimi te ri te rezultateve, Achraf eshte konsideruar si “lehtesisht pozitiv”.

“Nderkohe, testi i ardhur dje, ashtu si dyshohej, ka dhene vendim te kundert: Achraf eshte negativ.”

“Dhe ka hapur keshtu nje skenar te pabesueshem. Tani klubi po pret testin e trete per te levizur me kujdes. Nese gjithcka do te shkoje mire, dokumentacioni do i shkoje ATS Milano, qe do duhet te hape rrugen per te vene ne qarkullim Hakimin.”

“Duke qene nje fallco-pozitiv, ai do te rikthehej tek Conte dhe ne ditet e ardhshme do te bashkohet edhe Ashley Young.

Koha nderkohe per Achraf eshte shume e paket: te luaje ne oren 18:00 eshte shume e veshtire, por aspak e pamundur.

Achraf do te udhetoje ne momentet e fundit per ne Marassi: me pas ai mund ta nise nga pankina. Por nderkohe, e sigurt prezenca e tij ne Champions te merkuren nese do te jete keshtu.

Tamponet nuk te japin asnjehere sigurine absolute per nje “lehtesisht pozitiv” dhe prandaj shanset qe ai te dale negativ sot, jane shume te medha.

Por cfare ka cmendur Interi ne kete mes? Ndryshimi i pergjigjes per tamponin e Hakimit, qe ka ardhur pasi ishte komunikuar me pare nga UEFA se nuk kishte asnje pozitiv.

Ka qene pikerisht ketu problemi, ku Hakimi ka bere stervitjen me shoket dhe ka ngrene me ta: ne kete rast, ai do te kishte infektuar edhe te tjeret dhe do te kishte demtuar Interin nga ana sportive.

Por edhe vonesa e pergjigjes ka bere qe Interi ta pesoje me mungesen e tij: pergjigja erdhi vetem tre ore para, nuk kishte aspak kohe per nje kontroll te fundit.

Prandaj Marotta po i vlereson te gjitha levizjet ne kete moment ndaj UEFA, edhe ato ligjore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.