Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka per Inter-Sanchez: “Ja gjesti i mrekullueshem qe ka bere lojtari per te kaluar tek Interi: ai ka hequr dore nga plot 60 milione euro rroge.”

Gazzetta zbulon gjithcka per Inter-Sanchez: “Ja gjesti i mrekullueshem qe ka bere lojtari per te kaluar tek Interi: ai ka hequr dore nga plot 60 milione euro rroge.”
Inter Club Staff

Interi, atehere kur nuk pritej, ka mbyllur marreveshjen per Alexis Sanchez me Manchester United.

Nderkohe qe diten e djeshme e gjithe vemendja ishte te e ardhmja e Antonio Contes ne Milano, Marotta ka kryer goditjen e radhes.

Sipas asaj qe tregohet nga La Gazzetta dello Sport, tratativa per kilianin eshte ne fazen finale te saj tashme.

Pas nje pune madheshtore te Beppe Marotta, administratorit te deleguar te Interit, Sanchez do te qendroje ne Milano edhe per tre sezone dhe Interi do i paguaje United 0 euro per kartonin e tij.

Por me sa duket, njeriu me i rendesishem ne kete tratative ka qene pikerisht lojtari kilian, Alexis Sanchez.

Ai ka pranuar qe te heqe dore nga plot 60 milione euro rroge nga Manchester United (aq i takonin deri ne fund te kontrates me Red Devils).

Alexis ka pranuar nje rroge qe eshte e barabarte me 40% te rroges vjetore qe merte te United vetem per tu transferuar tek Interi.

Ai tashme ne Milano do te marre nje rroge prej 7 milione eurosh ne sezon, plus disa bonuse ne baze te arritjeve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.