Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

748 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Shperthimi i Lautaros pas zevendesimit nuk ishte ndaj Contes por ndaj nje shoku te skuadres sepse…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Shperthimi i Lautaros pas zevendesimit nuk ishte ndaj Contes por ndaj nje shoku te skuadres sepse…”
Inter Club Staff

Reagimi i Lautaro Martinez pas zevendesimit ne Genoa-Inter ka kapur vemendjen e te gjithe tifozeve  te Interit.

Shume kane pyetur veten se cfare fshihej pas atij reagimi te sulmuesit argjentinas dhe hipotezat kane qene te shumta.

La Gazzetta dello Sport, ne kete mengjes qarteson gjithcka dhe zbulon te gjithe arsyet e atij shperthimi te El Toro.

“Lautaro me shume se e kishte me te tjeret, e kishte me veten sepse ishte shume i zhgenjyer per paraqitjen e tij.”

“Kunder Genoas ka vene re se e ka pasur shume te veshtire te zbulohej nga markimi dhe nuk eshte bere i rrezikshem ne zone duke mos e ndihmuar shume skuadren.”

“Argjentinasi shpesh ishte jashte pozicionit dhe ne disa raste, levizjet e tij nuk jane mbeshtetur nga shoket me topa te gjate.”

“Por nese shikojme imazhet nga filimi, i gjithe shperthimi i Lautaros nuk ka qene as ndaj Contes e as ndaj Lukaku, por ndaj nje shoku tjeter te skuadres.”

“Lautaro pak sekonda perpara zevendesimit ishte nje nje pozicion shume te mire per tu nisur, por Bastoni nuk e pa dhe ai u nevrikos qe ne fushe dhe me pas vazhdoi me reagimin e tij edhe pas zevendesimit.”

“Nderkohe dje, me mendje te ftohte, El Toro ka dashur qe te qartesoje motivet e nervozizmit te tij me shoket e skuadres.”

“Ai ka thene se ne radhe te pare e ka pasur me veten e tij, duke qene se eshte nje karakter i nxehte dhe shume kritik me veten e tij.”

“Por asnje alarm dhe asnje drame. Perkundrazi, mbase ka qene e drejte qe te shihet ana pozitive e gjithe historise.”

“Duhet nenvizuar se si nje lojtar tregon se ka personalitet dhe nuk eshte dakort me nje paraqitje te keqe.”

“Tregon se si nje lojtar deshiron te jape maksimumin per te ndihmuar shoket e tij dhe skuadren, duke u treguar edhe kerkues ndaj tyre.”

“Lautaro eshte nje faktor kyc ne skemat e Interit dhe ai shihet nga Antonio Conte si nje lojtar thelbesor ne cdo faze te lojes.”

“Prandaj, lajmi i mire ne radhe te pare eshte se Lautaro nuk ka pasur asgje ndaj tranjerit, sepse duke njohur Conten, mund te kishte qene nje problem i madh ky me pas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.