Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Tifoze te Interit dhe te Milanit, prisni nje lajm te madh brenda 2021.”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Tifoze te Interit dhe te Milanit, prisni nje lajm te madh brenda 2021.”
Inter Club Staff

Tema e stadiumit te ri ne Milano tashme eshte bere nje teme aq e vjeter sa duket sikur ka kaluar nje pafundesi qe prej lajmit te pare per kete ceshtje.

Ka qene nje enderr e vjeter e Massimo Morattit, nje deshire e Erick Thohir me pas por ne fund eshte shnderruar ne nje objektiv te Suning.

Milano keshtu po behet gati per nje stadium te ri pas shume e shume vitesh tentativa e me sa duket, ky stadium do te vije.

Por nuk do te kete nga nje stadium te ri per secilen skuader, por Inter dhe Milan po punojne bashke per nje stadium te perbashket: kjo gje eshte nje siguri tashme. Planet per dy stadiume jane mbyllur perfundimisht.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport diten e sotme jep nje lajm teper te rendesishem dhe pozitiv per kete ceshtje.

Sipas tyre, kryebashkiaku i sapo zgjedhur ne Milano, Giuseppe Sala ka konfirmuar se ka marre nje mesazh nga dy klubet per nje takim te shpejte.

“Tashme po pritet vetem dakordesia e keshillit te komunes dhe ketu Inter dhe Milan kane pritshmeri te medha sepse kane punuar fort.”

“Tifoze te Interit dhe te Milanit, prisni nje lajm te madh brenda 2021: Milano do te behet me nje stadium te ri dhe punimet mund te fillojne direkt qe ne muajt e pare te 2022. Projekti? Ai i Populous.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.