Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,038 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Hedhja ne gjyq e Interit nga Icardi: ja levizja e klubit tani. Interi duhet te pergatise menjehere mbrojtjen e saj.”

Gazzetta zbulon: “Hedhja ne gjyq e Interit nga Icardi: ja levizja e klubit tani. Interi duhet te pergatise menjehere mbrojtjen e saj.”
Inter Club Staff

Diten e djeshme doli ne pah lajmi me i cuditshem i koheve te fundit ne futbollin modern dhe ate profesionit. 

Ish-kapiteni i nje skuadre ka hedhur skuadren e tij ne gjyq sepse deshiron te ri-integrohet ne skuader por bashke me kete kerkese, ai kerkon bashke me avokatet e tij plot 1,5 milione euro nga Interi.

E padegjuar apo jo? E padegjuar kjo padi nga dikush qe deri perpara pak javesh pretendonte se do te qendronte “tek Interi, me Interin, per Interin”. Duket edhe qesharake kur e lexon tani.

Por nderkohe ne rreshtat e saj Gazzetta dello Sport ka shpjeguar qarte dhe shkurt ate qe ka ndodhur dhe pritet te ndodhe.

“Icardi ka paditur Interin ne kolegjin arbitral (nje forme gjykate sportive) dhe ka zgjedhur keshtu menyren me te keqe te mundshme te perballet me skuadren e tij aktuale.”

“Cfare duhet te beje Interi tani? Brenda dites se marte Interi duhet te pergatise mbrojtjen e saj me avokatet e klubit dhe ta paraqese ate jo me larg se dita e marte.”

“Palet me pas do te duhet te zgjedhin nje president te kolegjit qe ne 2-3 muaj me pas do te duhet te dale edhe nje vendim se cfare do te ndodhe me Icardin.”

“Pra, Icardi duhet te prese 2-3 muaj per te marre nje pergjigje.”

“Padia e Mauro Icardit kerkon qarte ri-integrimin e tij ne stervitjet taktike dhe nje demshperblim 1,5 milione euro per prishje imazhi. Kjo padi bie vetem nese Icardi largohet ose ky e fundit e terheq vete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.