Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Icardi-Napoli, ja cfare i ka thene De Laurentis Interit dhe Wanda Nares.”

Gazzetta zbulon: “Icardi-Napoli, ja cfare i ka thene De Laurentis Interit dhe Wanda Nares.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi tashme nuk eshte aspak ne planet e Interit dhe pritet te largohet qe ne kete merkato. 

Shanset me te medha sipas zerave te merkatos jane qe Mauro Icardi te veshi fanellen e Romes, Juventusit ose Napoli.

Dhe pikerisht klubi i fundit ne liste, sipas Gazzetta dello Sport, eshte klubi qe po ben presing me te larte per lojtarin.

“Gjithcka varet tek deshira dhe tek ajo qe do te vendose sulmuesi i Interit dhe nga asgje tjeter.”

“Prandaj Aurelio De Laurentiis ka komunikuar me drejtuesit zikalter dhe i ka treguar atyre qellimin per te folur me gruan agjente te lojtarit Wanda Nara si dhe me vete lojtarin.”

“Keshtu De Laurentiis nuk ka dashur te tregoje mungese respekti ndaj Interit dhe prandaj ka dashur t’ja komunikoje klubit zikalter qe ai po flet me Mauron.”

Nga ana e tij, pronari i Napolit nuk ka ndonje nxitim sepse Icardi mbetet objektivi i fundit i Napolit per kete sezon.

Me argjentinasin ka folur edhe Carlo Ancelotti dhe disa lojtare te Napolit por duhet pritur sepse prioriteti i Mauritos mbetet Juventusi.

Nderkohe Napoli po mban te nxehte edhe pisten Llorente nese Icardi deshton. Nese Mauro nuk do te transferohet tek Napoli, atehere zevendesuesi do te jete spanjolli.

Por tashme De Lurentiis ja ka thene Icardit se “ai eshte i perzgjedhuri per te marre freret e sulmit ne dore” dhe topi i ka kaluar Icardit. Do te pranoje Maurito destinacionin Napoli?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.