Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, Conte dje ka thyer nje nga rekordet me negativ ne historine e Interit: per here te pare…”

Gazzetta zbulon: “Inter, Conte dje ka thyer nje nga rekordet me negativ ne historine e Interit: per here te pare…”
Inter Club Staff

Eshte e pabesueshme, por Interi per te tretin sezon radhazi eshte eleminuar nga grupet e Champions League.

Nese ne vitet e kaluara grupi per Interin ka qene me i veshtire, ku dy here ka qene perballe Barecelona dhe nje vit Dortmund e nje vit Tottenham, kete vit nuk ishte keshtu.

Grupi ishte totalisht i kalueshem dhe perballe ishte nje Real Madrid aspak ne forme, Shakhtari dhe Borussia Monchengladbach.

Ky eshte nje deshtim qe bie direkt mbi lekuren e Contes, sepse te fitosh vetem nje nga gjashte ndeshjet e grupit, eshte per te vene duart ne koke.

Por nuk mbaron me kaq, sepse me sa duket, tranjeri i Interit, ka bere te mundur qe te thyeje nje rekord shume te shemutar ne historine e Interit.

Sipas asaj qe tregon Opta, per here te pare ne historine e Interit, skuadra zikalter renditet ne vendin e katert ne grupet e Champions League.

Ky eshte nje nga rekordet me negative te Interit ne historine e saj 112 vjecare ne Europe dhe normalisht eshte per te ardhur keq.

Sidomos kur shikon se Conte paguhet 10 here me shume nga sa paguhen koleget e tij Gasperini dhe Inzaghi, te cilet kane arritur te kalojne grupet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.