Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, do te luaje dot Correa ndaj Fiorentines apo jo? Nga Appiano thone se…”

Gazzetta zbulon: “Inter, do te luaje dot Correa ndaj Fiorentines apo jo? Nga Appiano thone se…”
Inter Club Staff

Ne pasditen e djeshme qe ishte perfekte per Interin, i vetmi problem ka qene demtimi i Joaquin Correa qe e ka shqetesuar jo pak stafin zikalter.

Rreth minutes se 30 argjentinasi eshte detyruar te dale pas nje goditje te forte te marre pak poshte brinjeve.

Ai eshte transportuar ne kliniken e specializuar Humanitas di Rozzano ne Milano per te bere kontrollet perkatese.

Lajmi i pare pozitiv pas kesaj ngjarje ka qene se te gjithe kontrollet kane rezultar negativ dhe Correa nuk kishte asgje serioze.

Ajo qe i ka ndodhur Tucut ka qene thjesht nje goditje e forte me disa dhimbje qe kane pasuar kete goditje.

Por La Gazzetta dello Sport ka folur per demtimin e tij dhe Correan e vendos ne dyshim te forte per ndeshjen e se martes ndaj Fiorentines.

“Inzaghi dhe stafi zikalter do te kerkojne qe te rekuperojne lojtarin me nxitim te madh por gjithcka do te varet nga menyra se si ai do e absorboje sot dhe neser goditjen e marre.”

“Ne Appiano Gentile thone se rreziku i fraktures eshte perjashtuar menjehere dhe Inzaghi do e kete lojtarin ne dispozicion shume shpejt, por ne dyshim eshte vetem ndeshja e se martes.”

“Nderkohe, lojtari tjeter i demtuar dje, Arturo Vidal, do te beje disa kontrolle gjate javes ne vazhdim per te pare entitetin e goditjes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.