Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 23, 2020

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, ja kush eshte formacioni titullar i Contes sot per sot. Christian Eriksen duket se…”

Gazzetta zbulon: “Inter, ja kush eshte formacioni titullar i Contes sot per sot. Christian Eriksen duket se…”
Inter Club Staff

A e keni menduar ndonjehere se kush mund te jete formacioni titullar i Contes tek Interi kete sezon?

Natyrisht qe po, dhe te gjithe pa perjashtim kane dyshimet e tyre se cfare roli do te kete ne kete Inter nje lojtar i klasit te pare si Christian Eriksen.

Diten e djeshme skuadra zikalter ka bere prezantimin e pare zyrtar kete sezon ndaj Luganos, ndeshje kjo e fituar me rezultatin 5-0.

Ne kete ndeshje ka luajtur mjaft mire Hakimi dhe Lautaro, te cilet kane spikatur me shume se te tjeret.

Por ne kete ndeshje, jane vene re gjithashtu edhe disa ide taktike te Antonio Contes, sipas analizes qe ka bere La Gazzetta dello Sport qe ka tentuar te keshtu te zbuloje edhe formacionin.

“Ne pritje te Interit qe do te vije, eshte shume e qarte ajo qe Conte ka ne mendje ne kete moment.”

“Gjithcka do te filloje nga 3-4-1-2 i lindur ne post-lockdown per te provuar te nderthuret ne formacion cilesia e Eriksen e te vihet edhe ai ne dispozicion te skuadres.”

“Por pa danezin ne fushe. Diten e djeshme i ka takuar Sensit te beje lidhjen ndermjet mesfushes dhe sulmit.”

“Ndersa Barella (ka luajtur vetem 20 minuta per shkak te nje perplasje ne shpatull) dhe Gagliardini ishin pas tij.”

“Keshtu, nese Eriksen do te arrije te binde Conten, formacionin e ka gati. E ne rast se e ben kete gje, atehere mendohet se formacioni do te jete si me poshte:

“Handanovic, Hakimi, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Young, Barella, Vidal, Eriksen, Lukaku dhe Lautaro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.