Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter merr nje vendim te rende mbi kombetaret? Ka vendosur te prishe diplomacine…”

Gazzetta zbulon: “Inter merr nje vendim te rende mbi kombetaret? Ka vendosur te prishe diplomacine…”
Inter Club Staff

Interi diten e djeshme ka barazuar me Parmen 2-2 nje ndeshje qe duhet ta kishte fituar me patjeter per ceshtje klasifikimi.

Por tek zikalterit ne kete moment, nuk eshte nje ceshtje vetem arbitrimi, qe per hir te vertetes ka qene shume i dobet ne drejtim te zikalterve.

Sipas Gazzetta dello Sport, Marotta eshte ankuar edhe per dicka tjeter diten e djeshme dhe ka kerkuar me shume respekt per skuadrat.

“Duhet te kerkohet qe te limitohen ndeshjet, sepse ndryshe behet shume e veshtire qe te drejtosh skuadrat.”

“Kemi nje kundershtar te madh perballe, quhet Covid. Eshte e drejte qe te levizim per te mbrojtur shendetin e lojtareve”, ka thene Marotta pas 2-2 ndaj Parmes.

“Referimi eshte shume i qarte: Interi, pas pushimit te fundit te kombetareve, ka humbur Sensi, Sanchez, Lukaku: te gjithe keta per demtime muskulare.”

“Marotta ka folur per “marrje masash”, por kjo per La Gazzetta dello Sport, do te thote se Interi do i shohe me shume kujdes grumbullimet e radhes te kombetareve.”

“Sidomos ato te Kilit (Sanchez) dhe ato te Belgjikes (Lukaku): edhe pse kosto e kesaj do te jete marrja fund e diplomacise.”

“Keshtu, zikalterit mund te refuzojne grumbullimet e disa lojtareve gjate pauzes se radhes se kombetareve.”

“Ky do te ishte nje vendim teper i rende nga ana e zikalterve qe do te tentojne keshtu te ruajne sa me mire lojtaret e tyre duke mos rrezikuar nje situate te njejte me tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.