Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, perse u perdoren dy standarte per Bastoni dhe per Medel? Madje eshte shkuar deri aty sa…”

Gazzetta zbulon: “Inter, perse u perdoren dy standarte per Bastoni dhe per Medel? Madje eshte shkuar deri aty sa…”
Inter Club Staff

Bologna-Inter ka prej kohesh etiketen e ndeshjes plot me polemika dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe edhe sot.

Diten e djeshme gjykata e apelit ne Itali ka pranuar ne menyre te papritur duke apre precedentet kerkesen e Bolognes per te pasur Medel ne fushe dhe per ti ulur numrin e ndeshjeve skualifikim.

Keshtu, ai edhe pse ka qene goxha i dhunshem me sjelljet e tij me arbitrin e ndeshjes nje jave me pare, do te mund te zbrese ne fushe sot ndaj Interit.

Nderkohe, Bastoni per shume me pak ka qendruar jashte dhe eshte skualifikuar per ndeshjen me Napolin dhe Sassuolon nga Gjykata Sportive per nje “sot keni lene nam” pas ndeshjes.

Por La Gazzetta dello Sport, ndalet te ajo qe ka ndodhur me Medel dhe shpjegon se si eshte arritur te ky vendim.

“Kesaj radhe Medel e ka ndihmuar fytyra e arbitrit te ndeshjes qe i uleret ne fytyre Medel dhe duket nje arbiter jashte kontrollit.”

“Pastaj, arbitri vete kishte shkuar se Medel e kishte prekur shume lehte ate, duke mos e perkeqesuar keshtu pozicionin e tij.”

“Nderkohe, per Interin me Bastonin qe ska pasur asnje kontakt fizik me arbitrin por vetem i ka thene arbitrit te katert ‘keni lene nam sot’ ka marre dy ndeshje pezullim.”

“Tek Interi ka pasur pak irritim per kete trajtim me standarte te dyfishta per Medel dhe per Bastoni, por askush nuk ka dashur te beje komente.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.