Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, zhduken edhe 9 milione euro te tjera nga buxheti: fajin e ka… Eriksen!”

Gazzetta zbulon: “Inter, zhduken edhe 9 milione euro te tjera nga buxheti: fajin e ka… Eriksen!”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne numri ne saj te perditshem ka analizuar edhe temen e komisioneve te agjenteve.

Gazeta italiane i ka marre te dhenat direkt nga Federata Italiane e futbollit, dhe i ka publikuar te plota ato.

Keshtu, pas nje shpenzimi ne 2019 prej 188 milione eurosh, tashme kjo shifer ka rene ndjeshem ne 2020 dhe ka shkuar ne 138 milione.

“Reflektoret jane te perqendruar te Juventusi, skuadra qe ka paguar me shume milione euro ne drejtim te agjenteve.”

“44,3 milione euro dy vite me pare dhe 20,8 milione euro ne vitin 2020, ku ai qe ka perfituar me shume ka qene Mino Raiola.”

“Agjenti italo-hollandez ka fituar 10,5 milione euro nga transferimi i De Ligt nga Amsterdami ne Torino te Juventusi.”

“Nderkohe, edhe David Baldwin, ka arritur te fitoje 9,5 milione euro nga transferimi i Aaron Ramsey me paramter zero nga Arsenali te Juventusi ne 2019.”

“Po Interi? Zikalterit duket se kane pare qe ti zhduken nga kasat ne 2020 plot 9 milione euro nga komisionet e agjenteve.”

“Ai qe ka ‘rrembyer’ me shume para ka qene Christian Eriksen: agjenti i tij Martin Schoots ka arritur te marre 7,5 milione euro per transferimin e tij.”

Kjo eshte ajo qe zbulohet nga e perditshmja italiane, e cila tregon se ne total, Interi ka pare 9 milione euro te paguara per komisione agjentesh, me Eriksen qe ze pjesen me te madhe.

Nderkohe, zikalterit kane rene nga 32 milione euro te paguara komisione per agjentet ne 2019 ne vetem 9 milione euro ne 2020.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.