Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inzaghi ka vendosur qe tani formacionin ndaj Juventusit ne finale? Nga minuta e pare edhe…”

Gazzetta zbulon: “Inzaghi ka vendosur qe tani formacionin ndaj Juventusit ne finale? Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Tashme finalja e Kupes se Italise eshte me afer se kurre dhe normalisht kjo ndeshje mbart me vete edhe disa dyshime formacioni per Inzaghin.

Gjithesesi, sipas La Gazzetta dello Sport, tranjeri i Interit duket se i ka vendosur te gjitha per sa i perket formacionit.

Normalisht, do te duhet qe te jene te gjithe lojtaret ne gjendje optimale. Por dyshimi i madh ne sulm, duket se eshte zgjidhur gjithashtu.

“Ne fushen e lojes, perkrah Lautaro Martinez, pritet te luaje Edin Dzeko dhe jo Joaquin Correa qe ka zhgenjyer ne ndeshjen e fundit.”

“Eshte e veshtire per tu kuptuar se nese kjo zgjedhej do te jete vetem per kete ndeshje, apo edhe per Serie A, por per momentin duket se keshtu do te ndodhe.”

“Nga Appiano japin boshnjakun si favorit, nderkohe, Alexis Sanchez duket larg per te nisur kete ndeshje si titullar.”

“Per sa i perket te tjereve, me sa duket eshte rikthyer edhe Bastoni, i cili ndodhet mire dhe do te jete ne dispozicion.”

“Rreshtimi pritet te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Calhanoglu, Barella, Brozovic, Perisic, Lautaro dhe Dzeko.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.