Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ja 4 problemet me te medha te Interit ne kete moment: qe te Lautaro e deri tek…”

Gazzetta zbulon: “Ja 4 problemet me te medha te Interit ne kete moment: qe te Lautaro e deri tek…”
Inter Club Staff

Interi fluturon me dy shpejtesi te ndryshme ne kete fillim sezoni: nga njera ane eshte shume e shpejte ne Serie A dhe ne Champions e ka kemben te frenat.

La Gazzetta dello Sport nderkohe tregon ne kete moment kater problemet kryesore te Interit te Inzaghit.

Le ti marrim me radhe ato: 

1 – Lautaro-varesia – El Toro nuk eshte lojtari qe ka me shume gola te shenuar, por sipas La Gazzetta dello Sport, ai eshte lojtari qe orienton me shume Interin ne sulm.

Mbase nje hap fiziologjik, por Inter ka kaluar nga varesia ndaj Lukakut te nje varesi totale te numri 10.

2 – Mesfusha – Barella dhe Brozovic jane te paprekshem, si per rendiment (italiani), por edhe per mungese alternativash ne rolin e tij (kroati).

Inzaghi duhet te kete nje njeri te trete. Calhanoglu ka mungese vazhdimesie, Vecino ka karakteristika te tjera ashtu si u pa ne Kiev ndersa Vidal duket thjesht nje xhol.

Teknikut zikalter i mungon nje mesfushor qe shenon gola.

3 – Krahet – Per Inzaghin, ashtu si ka qene edhe per Conten, krahet jane thelbesore per zhvillimin e lojes dhe manovres.

Dhe per tranjerin e ri mungon nje mbeshtetje totale nga krahet. Dumfries po ambientohet, Perisic nuk ka vazhdimesi, Dimarco ka kohe per tu bere titullar dhe Darmian qe eshte i besueshem, por nuk garanton eksplozivitet.

4 – Personaliteti – Ne Champions, ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, mungon dicka.

Kjo gje duket qarte: Real Madrid, Atalanta dhe Shakhtar, ne asnje nga tre ndeshjet Interi nuk ka pasur mbajtje topi me te madhe.

Pas Sassuolos, do te kete kohe per te punuar me shume sepse kombetaret do te sjellin dy jave pushime. Por menjehere do te kete super provime: Lazio, Juventus, Milan dhe dy here ndaj Sheriff ne nje muaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.