Gazzetta zbulon: “Ja ku deshiron ti shpenzoje Ausilio nje pjese te mire te parave qe do vijne nga shitja e Icardit.”
Per nje Icardi qe largohet, eshte nje Cunha qe mund te vije. Eshte pikerisht ai emri me i nxehte ne kete moment tek Interi.
Zikalterit po levizin ne sulm sepse eshte nje repart i cili pritet te ndryshoje shume fytyre ne sezonin e ri per shkak te largimeve te ndryshme.
Ne kete moment, Romelu Lukaku eshte nje pike fikse ne sulm, por bashke me te do te duhet te blihen edhe 3 lojtare te tjere.
Antonio Conte nuk deshiron te humbase kohe dhe i ka kerkuar drejtuesve qe te levizin ne merkato ne menyre te vendosur.
Por sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, dakordesia per largimin e Mauro Icardit tek Paris Saint Germain nuk eshte aspak ne diskutim dhe do te vije brenda te dieles per nje shifer rreth 60 milione euro bashke me bonuse.
Gjithmone sipas te perditshmes italiane, Ausilio ka nje ide ne mendjen e tij: te investoje nje pjese te madhe te atyre parave per Matheus Cunha, sulmues brazilian i klasit 1999 qe luan tek Hertha e Berlinit.
Drejtori sportiv i Interit po e ndjek prej kohesh lojtarin dhe mund te hidhet ne sulm per te edhe pa u larguar Lautaro.
Ai shihet si perfekt per skemen e Contes sepse nuk eshte nje pyke e mirefillte, por me shume nje sulmues i dyte edhe pse mund te luaje pa problem edhe ne rolet e tjera te sulmit.