Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon kerkesen e pazakonte: “Conte i ka bere nje kerkese Zhang: Tek Interi dua nje kanibal ne mesfushe.”

Gazzetta zbulon kerkesen e pazakonte: “Conte i ka bere nje kerkese Zhang: Tek Interi dua nje kanibal ne mesfushe.”
Inter Club Staff

Sezoni i pare tek Interi i Antonio Contes duhet te mbyllet ende, por tranjeri zikalter ka pasur kohe te studioje me se miri skuadren e tij qe ka ne dispozicion per te gjetur problemet.

Ai e di me se miri tani se ku duhet te permiresohet ky grup dhe cfare i mungon Interit ne kete moment.

Kjo edhe sepse vete Conte deshiron nje grup qe mund te luftoje ne cdo front. Nje Inter me mentalitet ‘kanibal’ ku ne qender te saj, te kete nje lojtar ‘kanibal’ qe i tret kundershtaret ne fushe.

Prandaj per kete fakt, Antonio Conte i ka bere nje emer mbi te tjeret Beppe Marottes per sa i perket mesfushes se sezonit te ardhshem. Por Conte ja ka kerkuar kete gje edhe vete presidentit, Steven Zhang.

Emri kryesor eshte ai i Arturo Vidal, nje lojtar qe prej kohesh pelqehet sume nga Antonio Conte. Kete gje drejtuesit e Interit e dine prej kohesh.

Nese Radja Nainggolan do te largohet e nuk do te qendroje ne Milano, profili i Vidal do te ishte me siguri me i preferuari nga tranjeri.

Nje mision per te sjelle kilianin tek Interi nuk shihet aspak i pamundur edhe sepse ai ka nje kontrate ne skadence me Barcelonen ne 2021.

“…Ne kete pike duhet shtuar edhe faktori ekonomik. Luftetari kilian perfiton 8 milione euro ne sezon dhe ardhja e tij tek Interi varet totalisht nga qendrimi apo jo i Nainggolan.”

“Keshtu, nese Radja do te shitet, Interi do te hidhej menjehere ne gare per te. Normalisht do te ndihmonte edhe shifra per shitjen e Radjas, por edhe heqja e nje rroge si ajo e belgut qe i peshon Interit plot 5 milione euro ne vit.”

“Interi po studion situaten, por pa nxituar asgje. Koha nuk mungon. Vidal pelqehet shume dhe Conte e konsideron ate si “te duhurin.”

“Kerkesa e Contes per Marotten dhe Zhang eshte shume e qarte: “Ne mesfushe dua nje kanibal si Arturo Vidal. Dua dike qe te anulloje totalisht kundershtaret. Nje lloj lojtari qe kete sezon i ka munguar Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.