Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon lajmin e madh? “Klubin e Interit nuk kerkon ta bleje vetem BC Partners, por edhe…”

Gazzetta zbulon lajmin e madh? “Klubin e Interit nuk kerkon ta bleje vetem BC Partners, por edhe…”
Inter Club Staff

“Interi sot eshte rikthyer te shohe veten e saj ne fytyre ne menyren me solemne te mundshme.”

“Ka pasur nje Keshill Administrimi e mbledhur per te folur per programin e klubit, per rrogat, per turbulencat dhe per mundesine e shitjes se zikalterve.”

Keshtu eshte hapur artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket shitjes se mundshme te Interit nga ana e Suning. Edhe Marotta dje ka konfirmuar se Suning po ben disa vleresime nder te tjera.

JO, NUK ESHTE VETEM BC PARTNERS – Per momentin, ndermjet te interesuarave per blerjen, eshte Bc Partners, nje fond shume i fuqishem me seli ne Londer.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, ata nuk jane aspak te vetmit qe kerkojne te blejne aksionet e Interit.

“Linja eshte e qarte dhe nuk eshte e negociueshme: asnje investim, ulje e rrogave dhe e shpenzimeve.”

“Pikerisht kjo eshte situata financiare sot, dhe Steven Zhang ja ka thene edhe drejtuesve te klubit kete gje me kujdes.”

“Ne sfond jane manovrat e Bc Partners, nje fond qe ka nisur ‘due diligance’: tratativa eshte rruges, po negociohet per cmimin (vleresimi i Interit eshte tek 700-800 milione euro).”

“Por me siguri, do te duhen shume jave per te arritur ne nje perfundim. Por nga disa zera thuhet se ka edhe te tjere te interesuar per Interin, fonde dhe familje te pasura nderkombetare.”

E ARDHMJA – Goldman Sanchs sot eshte advisor dhe jane zgjedhur nga Suning qe e kene si objektiv rifinancimin e bondit prej 375 milione eurosh qe ka skadence ne 2022.”

“Per kete do te jete e nevojshme qe Interi te rrise kapitalin e saj. Tek Interi per kete pritet nje dimer i nxehte, mbi te gjitha ne shkurt e jo vetme per tratativen me fondin, por edhe per ceshtje te tjera.”

“Pa harruar edhe kampionatin: prandaj zikalterit duan te jene sa me te qete nga kjo ane. Drejtuesit deshirojne qe skuadra te mos ndjeje asgje nga keto levizje te klubit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.