Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ne 28 ditet e fundit, a e dini se sa dite pushim i ka dhene Conte skuadres?”

Gazzetta zbulon: “Ne 28 ditet e fundit, a e dini se sa dite pushim i ka dhene Conte skuadres?”
Inter Club Staff

Ne daten 8 maj jane rihapur kangjellat e Appiano Gentile, qendres stervitore te Interit, per te rifilluar stervitjet.

Ne fillim gjithcka filloi me stervitjet individuale te lojtareve per te kaluar jave me vone me stervitjen ne grup.

Por qe prej asaj dite (8 maj), Antonio Conte eshte kthyuer ne nje gjeneral te vertete duke shtyre skuadren drejt limiteve te saj.

La Gazzetta dello Sport ne shkrimin e saj sot zbulon numrin e diteve te pushimit per lojtaret e Interit dhe e ka filluar artikullin me nje pyetje.

“Ne 28 ditet e fundit, a e dini se sa pushim i ka dhene Conte skuadres?”

“Mos u mendoni shume, sepse eshte e thjeshte si pergjigje dhe per tu pergjigjur ju duhen vetem gishtat e njeres dore.”

“Ne 28 ditet e fundit, zikalterit kane bere pushim vetem tre dite te diela. Si ju duket, shume apo pak?.”

“Nderkohe, kjo e diele qe vjen, do te jete dita e katert e pushimit per Lukaku me shoke “dhe rreziku real eshte qe te jete e dita e fundit e pushimit deri ne daten 2 gusht.”

Keshtu nenvizon La Gazzetta dello Sport e sila vazhdon edhe me tej: “Ne linje teorike, kalendari me ndeshje cdo 72-96 ore, nuk le vend per pushime.”

“Por shume do te varet edhe nga paraqitja e skuaders. Ne Appiano per shembull dje tekniku punoi shume me nje grup te vetem.”

“Ai insistoi me shume nga ana taktike me djemte e tij. Conte pastaj ne kete periudhe ka provuar jo pak skema dhe dy me te perdorurat kane qene 3-5-2 dhe 3-4-1-2 por ndonjehere edhe mbrojtjen me kater qe ishte pare ne shkurt kunder Ludogorets.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.