Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Perplasje tjeter Conte-Vidal? Tekniku i ka thene lojtarit se nuk do te…”

Gazzetta zbulon: “Perplasje tjeter Conte-Vidal? Tekniku i ka thene lojtarit se nuk do te…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku nuk do te luaje nga fillimi me Sampdorian. Eshte nje mungese e rendesishme, qe e privon keshtu Interin nga 50% e golave e shenuar ne kete sezon.

Kjo duke llogaritur perqindjen e golave, assisteve dhe pasimeve decizive qe belgu ka dhene ne fushen e lojes: plot 20 te tille.

Ne vendin e tij do te luaje Sanchez, qe duket favorit perpara Ivan Perisic per te luajtur ne sulm me Lautaro Martinez.

DETYRAT E REJA PER SANCHEZ – “El Nino rikthehet titullar pas nje muaji – prezenca e fundit ne Cagliari me daten 13 dhjetor – dhe ka nje mal me detyra.”

“E para, eshte ajo qe te beje Interin te mos e ndjeje mungese ne zoteri “gjysma e skuadres”.”

“E dyta, te jape vazhdimesi ne fushen e lojes ne nivel paraqitjesh, duke qene se merkato veshtire se do i jape Contes shume gezime ne kete dimer.”

“E kjo do te thote se Sanchez duhet te ndihmoje me shume skuadren ne nivel produktiviteti dhe golash”, komenton La Gazzetta dello Sport.

JASHTE VIDAL, POR DJE KA PASUR NJE PERPLASJE TJETER ME VIDAL – Nuk behet fjale per asnje perplasje me tone te larta, por nje perplasje ndermjet ‘miqsh’.

La Gazzetta tregon keshtu, se pervec ndryshimit Sanchez-Lukaku, do te kete edhe nje tjeter: Vidal do te ulet ne pankine.

Me sa duket, diten e djeshme, pas kritikave publike ndaj Vidal nga ana e Contes, ka ndodhur edhe nje takim personal ndermjet te dyve.

Ata jane perballur, dhe Conte i ka numeruar atij te gjitha gabimet ndaj Crotones dhe i ka terhequr veshin.

Ai ne radhe te pare i ka theksuar se ne Interin e tij nuk ka askend te paprekshem, dhe per te luajtur titullar, duhet te djersise me shume.

Keshtu, Conte i ka thene se ne ndeshjen e sotme do ta ule ne pankine dhe ne vendin e tij do te luaje Gagliardini.

Por tranjeri i Interit ka nevoje per kilianin, sepse ai e ka dashur me force ate te Interi: prandaj, Conte i ka bere te qarte atij se do te kete edhe mundesi te tjera, por nuk duhet ti hedhe ne kosh.

Paraqitje si ato ndaj Real Madrid, Borussia Monchengladbach dhe Crotones, as nuk duhet te mendohen nga nje si ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.