Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan, Pioli shfaqet i shkaterruar pas ndeshjes: “Jam i trishtuar. Me erdhi keq te shikoj Interin te shenoje kur…”

Milan, Pioli shfaqet i shkaterruar pas ndeshjes: “Jam i trishtuar. Me erdhi keq te shikoj Interin te shenoje kur…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes Inter-Milan, i pari nga tranjeret qe foli ka qene Stefano Pioli qe eshte ndalur perpara mikrofonave te DAZN.

Perpara kamerave eshte pare nje Pioli i shkaterruar emocionalisht, duke qene se mezi i dilnin fjalet.

Cfare ka peshuar me shume mister sot?

“Me siguri ai goli i pesuar ne fillim, ai na prishi pune. Pas atij goli e kishim te veshtire qe te gjenim ritem dhe kualitet.”

“Ne e shtyme Interin te gabonte ne pasime me pas, por ishim te pafat. Ne pjesen e dyte meritonim barazimin, dhe te aksioni i golit te Interit duhet ta kishim shenuar ne golin perpara tyre. Me erdhi keq te shikoja Interin te shenonte ne ate aksion.”

“Per pjesen e dyte nuk kam cfare them, ndersa ne pjesen e pare mund te benim me shume.”

A mungoi Ibrahimovic sot?

“Nje sulmues kushtezohet nga performanca e skuadres. Ka munguar shume sot ai pasimi i fundit.”

“Nderkohe, ne pjesen e dyte ne kemi gjuajtur shume ne porte. Kishte shume kohe qe kur Handanovic nuk kishte pritur kaq shume dhe kaq mire.”

“Nje jave e veshtire shume per ne kjo, por do ta marrim veten. Ne fund ai ka pasur nje shqetesim, dhe prandaj e zevendesova.”

Cfare nuk ka funksionuar ne fillim te ndeshjes?

“Interi i merr mire pozicionet e ndertimit te lojes dhe nuk ishte dicka e thjeshte, kjo na shtyu qe te dilnim perpara.”

“Ne nuk u treguam me pas agresive aq sa duhej dhe i lame shume fushe. Por kur jemi treguar agresiv, atehere kemi pesuar.”

“Gjithesesi, menyra se si ata e menaxhuan lojen ka qene shume e kthjellet, edhe me portierin. Ishte shume e veshtire ti rrembeje topin.”

Moment i komplikuar. Duke qene nje skuader e re, eshte me e veshtire?

“Forca jone ka qene gjithmone ekuilibri. Pastaj, duke folur per objektivat, nese muaj me pare na kishin thene qe do ishim te dytet tani, do kishim pranuar dhe do hidheshim perpjete nga gezimi.”

“Kjo nuk do te thote se duhet te gezojme tani, por dua ta theksoj se e ndjenim shume kete derbi dhe donim ta fitonim.”

“Ndeshjen e kemi luajtur me seriozitet, por pastaj eshte e qarte qe duhet ngritur niveli perseri.”

Mendon se ka te beje faktori fizik duke qene se keni luajtur edhe ne Europa League?

“Jo, te dhenat qe ne kemi nuk thone kete. Eshte e qarte se e kemi filluar sezonin me heret se te tjeret dhe kemi pasur demtime, por kemi punuar mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.