
Gazzetta zbulon: “Plani i Marottes per te marre Dybala eshte shume i thjeshte: do te largoje pikerisht…”
Inter eshte mire ne krahasim me nje sezon me pare nga gjendja ekonomike dhe qellimi eshte te mbahen te gjithe yjet ne skuader.
Kete gje e thote edhe La Gazzetta dello Sport, qe nder te tjera tregon per deshiren e Marottes per te shtuar nje yll tjeter.
“Ne idete e Interit, nuk eshte aspak ajo e shitjes se Lautaro Martinez, qe kete sezon ka qene teper qendror per Interin e Inzaghit.”
“Madje Inter po mendon te afroje ne Milano edhe Dybala, qe do te ishte keshtu shoku i repartit te Lautaro Martinez.”
“Kontaktet me Dybala kane filluar prej shume kohesh dhe mund te konkretizohen direkt pas perfundimit te kampionatit.”
“Drejtuesit zikalter jane informuar hap pas hapi per te dhe me sa duket, per te marre Dybala, Marotta e di edhe ke do te largoje.”
“I sakrifikuari nese mund te quhet keshtu, do te jete pikerisht Alexis Sanchez, qe merr 9,5 milione euro ne sezon.”
“Sapo ai te largohet, do te hapet rruga edhe per Dybala, qe ne librin e pagave te Interit do te marre pikerisht vendin e tij.”