Gazzetta zbulon prapaskenen: “Inter, Pinamonti eshte afer Sassuolos por Inter po humbet dicka te rendesishme: ate qe…”
Inter eshte vertete afer shitjes se Andrea Pinamontit qe do te ishte nje doze e mire oksigjeni per kasat zikalter.
Por sipas La Gazzetta dello Sport, per Interin, kjo shitje mund te vije me nje “cmim” per tu paguar nga klubi zikalter.
Ja cfare shkruan ne lidhje me kete ceshtje e perditshmja italiane: “Diten e djeshme ka pasur nje takim tjeter te rendesishem”.
“Perballe nga njera ane ka qene Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dhe nga ana tjeter ka qene Carnevali, drejtuesi me i rendesishem i Sassuolos”.
“Klubet jane takuar pikerisht per te diskutuar per Pinagol dhe per transferimin e tij te Sassuolo ne nje nga operacionet me te shtrenjta te historise se tyre”.
“Inter do te marre 20 milione euro nga Sassuolo, qe eshte nje doze shume e madhe oksigjeni per zikalterit ne kete moment”.
“Per te do te kete nje kontrate kater vjecare, por Inter me sa duket do te duhet te paguaje edhe nje ‘cmim’ te vogel per kete shitje”.
“Duket se Sassuolo nuk do qe ne kete operacion te perfshije nje te drejte riblerje nga ana e Interit ne te ardhmen, por do te kete nje klauzole largimi. Kjo klauzole do te jete e vlefshme vetem per zikalterit”.