Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

967 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon prapaskenen: “Lukaku eshte penduar qe iku nga Inter te Chelsea. Ka kuptuar se zgjodhi parate perpara…”

Gazzetta zbulon prapaskenen: “Lukaku eshte penduar qe iku nga Inter te Chelsea. Ka kuptuar se zgjodhi parate perpara…”
Inter Club Staff

Me siguri priste nje nisje sezoni komplet ndryshe Romelu Lukaku ne Premier League pas rikthimit te tij ne Angli.

Ne vere ai ka dashur me cdo kusht qe te rikthehej te Chelsea por jo cdo gje ka shkuar sipas planit dhe ai me pas edhe eshte demtuar.

Gjithesesi, Big Rom nuk ka pasur nje impakt te madh te Blues, sepse edhe perpara demtimit kishte shume ndeshje qe nuk shenonte dot.

Por ka edhe me shume, sepse Gazzetta zbulon nje prapaskene ku me sa duket Romelu Lukaku eshte jo shume i lumtur me zgjedhjen qe ka bere.

 Getty Images

“Lukaku ka lene Interin ne vere dhe Chelsea i ka ofruar dyfishin e rroges qe merrte ne Milano. Edhe Interi ka pranuar ta shese per para natyrisht sepse behej fjale per 120 milione euro.”

“Por jo gjithcka jane parate ne futboll. Sot per sot, Lukaku eshte i merzitur sepse ka humbur rolin e tij qendror brenda nje skuadre futbolli.”

“Ai nuk eshte me kryesori ashtu si ishte ne dy vitet e tij ne Milano. Tek Interi ishte thelbesor dhe diellor. Nuk duam te themi se cdo gje rretullohej rreth tij, por pothuajse cdo gje po.”

“Shkoi te Tuchel, qe nuk duket aspak aq entuziast sa Antonio Conte qe e ka marre kete lojtar. Lukaku ka kuptuar se zgjodhi parate perpara lidhjes speciale qe kishte krijuar tek Interi.”

Tuchel Provides Update On Injured Lukaku - Football NG

“Kane fituar malet me para dhe nje mega kontrate e pasur. Ne nje bote ideale, nje njeri zgjedh nje ambient si Interit 100 here ne 100 dhe nuk zgjedh kurre parate. Por ne nje bote si kjo e futbollit sot, nuk vlen kjo.”

“Lukaku sot eshte me i pasur, i paguar shume mire. Por nje vit me pare kishte marre Interin perdore dhe e drejtonte drejt Scudettos.”

“Sot eshte thjesht njeri nga shume lojtaret ne grupin e Chelseas, ku nuk eshte ende nje aktor protagonist ne Premier League.”

“Nuk eshte e thjeshte te besh mire ne nje kampionat si Premier League kur ti ke deshtuar te pakten dy here me dy skuadra te ndryshme.”

“Nuk eshte e thjeshte te largohesh nga Interi ne ate menyre dhe te pretendosh te gjesh perseri Interin ne Premier League.”

“Nuk ka me romantike ne Premier, por anglezet jane me te ftohte kur vjen puna e gjykimet mbi lojtaret e skuadres se zemres.”

“Tek Interi Lukaku per tifozet e Interit ishte mbi te gjitha nje lojtar per tu mbrojtur, duke pare edhe historine e tij.”

“Ne Angli jo, Lukaku nuk eshte i tille. Prandaj kur themi se Interin nuk e gjen dot me askund, e kemi seriozisht… Serie A eshte speciale. Te pakten per Lukakun ka qene e tille dhe ai e ka kuptuar edhe vete kete gje. Nese jo, do e kuptoje shume shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.