Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon shifren marramendese qe do te perfitoje Inter nga sponsori ne fanelle: “Aq shume sa…”

Gazzetta zbulon shifren marramendese qe do te perfitoje Inter nga sponsori ne fanelle: “Aq shume sa…”
Inter Club Staff

Duke analizuar relacionin financiar te 31 marsit qe eshte publikuar diten e djeshme nga Interi, eshte bere me dije se Grand Tower eshte aksioneri i ri kontrollues i Interit.

La Gazzetta dello Sport kujton edhe se si klubi ne maj ka marre 22,2 milione euro te tjera nga partnere komerciale.

“Aksioneri, gjate ketij sezoni ka konvertuar ne equity 108,2 milione euro ne total: njehere 85,2 milione deri ne mars 2021 dhe me pas, 23 milione ne prill.”

“Nderkohe, ndryshimet e bera jane keto: eshte larguar nga Keshilli i Administrimit, Tom Pits, qe ka qene i aksionerit ne minorance LionRock.”

“Por ka qendruar ne keshill Daniel Tseung, nje njeri i rendesishem i fondit te Hong Kong. Per sa i perket atyre qe jane futur, eshte edhe emri i noterit te njohur, Carlo Marchetti.”

“Por ka edhe me shume: Interi ka zyrtarizuar humbjen e 60 milione euro te ardhurave nga stadiumi, ndersa per sa i perket main sponsor (sponsorit kryesor ne fanell), ka nje super lajm.”

“Sipas te rejave te fundit, Inter duket se ja ka dale te siguroje nje shifer marramendese te denje per kohen perpara pandemise.”

“Zikalterit do te perfitojne plot 25-30 milione euro ne sezon nga sponsori, edhe pse koha ekonomike eshte shume e veshtire.”

Nderkohe, kujtojme se aktualisht ne Serie A, sipas te dhenave te sezonit qe sapo eshte mbyllur, klubet kane perfituar nga sponsorat ne fanelle shifrat e listes me poshte:

Juventusi – 48 milione euro nga Jeep dhe Cygames.

Fiorentina – 26,2 milione euro nga Mediacom, Estra dhe Prima.it.

Sassuolo – 18 milione euro nga Mapei.

Inter – 11 milione euro nga Pirelli.

Roma – 10 milione euro nga Qatar Airways, Iqoniq dhe Hyundai.

Milan – 10 milione euro nga Emirates.

Napoli – 9 milione euro nga Lete, MSC Crociere dhe Kibo.

Atalanta – 7 milione euro nga Plus 500 dhe Radici Group.

Torino – 5 milione euro nga Suzuki.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.