Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon anen e mrekullueshme te Lautaros: “Te gjithe flasim per Lukaku, por askush nuk thote se…”

Gazzetta zbulon anen e mrekullueshme te Lautaros: “Te gjithe flasim per Lukaku, por askush nuk thote se…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez “po godet me koke kampionatin”. Keshtu shkruan sot ne mengjes La Gazzetta dello Sport, e cila flet per momentin qe po kalon argjentinasi.

Por nder te tjera, ata ndalen edhe te rekordi i golave me koke ne nje kampionat te veten ne Serie nga El Toro.

Kjo gje ndodhi per here te katert kete sezon me Toron. Ne pergjithesi, argjentinasi nuk ka qene kurre kaq eficent sa kete sezon.

Fale 2-1 te shenuar diten e djeshme ne Olimpico Grande Torino, ai ka kapur te njejten shifer golash qe kishte kapur vitin e kaluar ne vetem 27 ndeshje.

Vjet, lojtari ishte ndalur ne 14 gola ne 35 prezenca. Por prit, sepse ka edhe dicka me shume ne te gjithe kete histori.

Nese te Lukaku do te heqim golat e shenuar me penallti, atehere na del ne pah se ai ka shenuar po aq shume sa Lautaro.

Te gjithe flasim per Lukaku, por askush nuk thote se Lautaro Martinez kete sezon ka qene me te vertete nje ndihme shume e madhe per kete Inter.

Torino-Inter 1-2 , pagelle: Izzo dorme; Lautaro micidiale, Barella inesauribile- Corriere.it

Nderkohe qe e tashmja eshte shume e mire, edhe e ardhmja duket e shkruar tashme per ish lojtarin e Racing.

Ai do te lidhet shume shpejt me zikalterit deri ne vitin 2024, sapo te rikthehet qielli i kthjellet ne ambientin Suning.

“Interi eshte ne veshtiresi, ne mendojme te punojme me shume motivim dhe perulesi, por marreveshja do te gjendet, jam i qete”, ka thene dje ai duke predikuar edhe durim.

“Nderkohe, e sigurt qe ka nje marreveshje maksimale me klubin dhe lojtarin: 4,5 milione euro ne sezon per te qe do te rritet sezon pas sezoni deri ne 2024.”

“Por te mos harrojme: pa klauzolen 111 milione euro”, zbulon nder te tjera e perditshmja italiane.

“Tashme Lautaro duket nje lojtar totalisht i ri ne krahasim me vitin e kaluar, kur sirenat e merkatos e shperqendruan shume.”

“Sikur e larguan nga kauza zikalter ne momentin me te nxehte te sezonit, por ai duket se ka nxjerre nje mesim shume te mire nga kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.