Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Strategjia e Contes eshte e qarte: me Moses ndryshon gjithcka. Young dhe Perisic…”

Gazzetta zbulon: “Strategjia e Contes eshte e qarte: me Moses ndryshon gjithcka. Young dhe Perisic…”
Inter Club Staff

Antonio Conte po shtyn fort qe te arrije edhe te nje lojtar tjeter ne repartin e kraheve, sepse mendon se nje blerje ne kete repart eshte e domosdoshme.

Pasi tentativat per Marcos Alonso (me sa duket kane deshtuar) dhe per Emerson Palmieri gjithashtu, ai ka hedhur syte perseri te Chelsea per te gjetur lojtarin e tij.

Behet fjale ashtu si ju kemi treguar qe ne mengjes sot per Victor Moses, i cili do te vije ne Milano me te gjitha gjasat ne huazim.

La Gazzetta dello Sport zbulon strategjine zikalter dhe te tranjerit te Interit per lojtaret e krahut, me ndryshimin e fundit te programit pas refuzimit te bere nga Chelsea per dy lojtaret e tjere.

“Ne rast se do te vinte nje lojtar per krahun e majte, Young do te kalonte ne krahun e djathte si alternative e Hakimi.”

“Nderkohe, me zbarkimin e Moses, Ashley Young qendron ne krahun e majte ku do te luaje per nje vend titullari me Perisic.”

“Perisic, qe dje ka qene edhe protagonist negativ te goli i shenuar nga Milinkovic, shihet me sy shume te mire nga Conte dhe kete gje ai e ka thene publikisht edhe diten e djeshme.”

“Keshtu, bateria e krahut te majte te mesfushes do te formohet nga Ashley Young dhe Ivan Perisic ndersa ajo e djathta nga Achraf Hakimi dhe Victor Moses.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.