Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon te gjitha detajet e shitjes se Nainggolan tek Cagliari: “E papritur, por Interi do te perfitoje edhe…”

Gazzetta zbulon te gjitha detajet e shitjes se Nainggolan tek Cagliari: “E papritur, por Interi do te perfitoje edhe…”
Inter Club Staff

Shitja e radhes ne shtepine Inter pritet te jete ajo e Radja Nainggolan qe do te largohet keshtu nga Milano.

Diten e djeshme, Interi dhe Cagliari jane takuar dhe prezent ka qene edhe agjenti Beltrami, i cili ka gjetur me ne fund edhe rrugen e marreveshjes per transferimin e mesfushorit ne Sardenje.

“Radja Nainggolan dhe Cagliari jane afruar me hapa te rendesishem. Tashme kjo gje nuk mund te mohoet dot.”

“Neser ky operacion mund te mbyllet totalisht, me rikthimin e Ninjas ne qytetin ku ka vendosur keshtu te jetoje fundin e karrieres se tij.”

“Radja deshiron vetem e vetem numrin 4 te Cagliarit, pavarsisht se tekniku Antonio Conte e vlereson ne menyre te rendesishme.”

“Te shtunen kunder Fiorentines, Ninja u fut ne fushen e lojes dhe kontributi i tij ishte i rendesishem per te permbysur rezultatin.”

“Por belgu diten e djeshme nuk eshte nisur per ne Benevento. Ai ka treguar se eshte me dhimbje fyti, me pak temperature dhe gryke, por cuditerisht kjo ‘semundje’ ndodhi ne mesin e nje tratative merkatoje.”

“Por per sa do te transferohet ne Cagliari lojtari? Interi do te perfitoje 12 milione euro plus kartonin e dy lojtareve te rinj te Cagliarit, qe do te transferohen keshtu te Inter Pimavera”, zbulon La Gazzetta dello Sport.

“Cagliari do i paguaje keto 12 milione euro per ta marre me titull perfundimtar Nainggolan. Dhe ketu hyn ne fushe edhe “shtyrja” qe Radja i ka dhene tratatives.”

“Ai i ka kerkuar Interit shitjen, sepse ne Cagliari jeton gruaja (edhe pse raportet nuk jane nder me te mirat sipas thashethemeve), dhe dy vajzat e tij.”

“Ninja do te ulte rrogen e tij te Cagliari, dhe ate qe do te perfitonte te Interi ne dy vite, do e perfitoje atje ne tre vite.”

“Por gjate drekes se djeshme, ka dale ne pah edhe nje detaj i ri i rendesishem qe ndoshta ka qene thelbesor per te mbyllur gjithcka.”

“Interit i eshte bere oferta qe ne kete operacion te perfshihen dy lojtare teper te talentuar te Cagliarit.”

“Interi nuk eshte menduar gjate per ta, dhe me sa duket do te marre ne kembim dy djem te talentuar.”

“I pari eshte Ricccardo Ladinetti, i lindur ne 2000 dhe qe ka refuzuar nje vend titullari te Olbia dhe talenti Roberto Biancu, edhe ai i lindur ne vitin 2000.”

“Biancu ka luajtur edhe vitin e kaluar te Olbia, dhe do te qendronte edhe nje sezon aty per te fituar eksperience.”

“Nderkohe, Ladinetti do te transferohet nga Interi ne Serie B per eksperience. Perfshirja e ketyre dy lojtareve te talentuar ne kete marreveshje ka qene e papritur.”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.