Gazzetta zbulon te gjitha detajet: “Takim Zhang-Marotta-Antonello diten e djeshme: ja cfare u vendos”
Nje koke me koke diten e djeshme qe ka sherbyer shume per te ardhmen e klubit dhe per te shkembyer ide.
Ky ka qene takimi i djeshem qe ka ndodhur ndermjet Alessandro Antonellos, Beppe Marottes dhe Steven Zhang.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ky ka qene takimi i pare ne nivel kaq te larte tek Interi qe pas rikthimit te Presidentit.
Temat e diskutimit kane qene te shumta, por duket se vete Beppe Marotta ka kerkuar po ashtu si Conte, pak me shume qartesi.
“Por nje lajm i mire ka dal ne pah nga ky takim aq shume i pritur i Presidentit me dy drejtuesit me te rendesishem te Interit.”
“Si fillim, Zhang ka thene edhe njehere me tone te vendosura se deshiron te vazhdoje perpara me projektin Inter.”
“Te gjithe kane rene dakord se stafi teknik i Interit ne kete moment ka bere nje pune te shkelqyer edhe duhet te mbahet me cdo kusht.”
“Kjo ka qene edhe gjeja e pare qe eshte vendosur: perpara vazhdohet vetem me Conten. Nderkohe, sot Steven Zhang ndodhet ne Appiano Gentile ku do te takoje stafin dhe skuadren pas shume kohesh.”