Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Vetem dy dite larg nga derbi dhe Inzaghi merr nje lajm te keq: nuk pritet te jete ne fushe…”

Gazzetta zbulon: “Vetem dy dite larg nga derbi dhe Inzaghi merr nje lajm te keq: nuk pritet te jete ne fushe…”
Inter Club Staff

Vetem tre dite nga derbi i Milanos, ecen gjithcka sipas programit ne shtepine Inter: Simone Inzaghi, diten e djeshme ka drejtuar stervitjen e trete qe kur eshte negativizuar.

Ai eshte marre me levizjet e skuadres dhe skemat, edhe pse nuk ka pasur ne dispozicion as Sanchez dhe as Lautaro Martinez.

Ata jane ne kombetaret respektive ne Ameriken Latine dhe keshtu Inzaghi eshte stervitur me lojtaret qe ka ne dispozicion.

Por duket se ka nje lajm jo edhe aq te mire ne lidhje me njerin prej tyre dhe gjithcka ka te beje me rrugen e kthimit.

“Me sa duket, nderkohe qe Lautaro Martinez pritet te jete ne stervitjen e sotme te paradites sepse ka ardhur me nje charter personal, nuk vlen e njejta gje per Alexis Sanchez.”

“Ai ka pasur fatin e keq qe te ndodhej ne Bolivi, dhe qe atje, te gjendet nje lidhje e mire fluturimesh me Milanon ka qene shume e veshtire.”

“Nderkohe, Sanchez eshte detyruar te kthehet njehere ne Santiago te Kilit dhe me pas te niset ne drejtim te Europes.”

“Ja pse tashme eshte e sigurt qe Sanchez nuk do te jete nga minuta e pare ndaj Milanit ne fushe edhe pse po kalon nje moment magjik. Titullar do te jete Lautaro Martinez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.