Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

802 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Zenka Lukaku-Brozovic? Conte ka zgjedhur pikerisht strategjine e Mourinhos.”

Gazzetta zbulon: “Zenka Lukaku-Brozovic? Conte ka zgjedhur pikerisht strategjine e Mourinhos.”
Inter Club Staff

Ka qene nje kohe tek Interi ku polemikat ishin force, zerat qe qarkullonin nje arme me shume ndaj kundershtareve. 

Ishte koha e Mourinhos dhe kur dikush sulmonte djemte e tij, ai merte megafonin dhe thoshte “eshte zhurma e armiqve te frikesuar”.

Skuadra behej me kompakte dhe luftonte akoma edhe me shume ne kete menyre. Ishte nje praktike e njohur. Motivim me pak fjale. E ai eshte motivatori numer nje. Pikerisht si Conte.

Edhe ky i fundit nuk u terhoq dje kiur erdhi momenti per te folur per ate qe kishte ndodhur ndermjet Brozovic dhe Lukakut.

Pikerisht per kete ka folur sot La Gazzetta dello Sport: “Ku i dihet, mbase Antonio Conte eshte nje njeri qe ecen me parimin e Mourinhos. Jo ku i dihet, por eshte pikerisht keshtu.”

“E mbase tamam-tamam, nuk eshte edhe kaq shume i shqetesuar per polemiken dhe per zenken ne dhomat e zhveshjes…”

“Portugezi per shembull polemikat i krijonte nga te gjitha anet per te stimuluar reaksionin e lojtareve te tij.”

“Conte, per sa i perket zenkes te se martes se kaluar, i ka dedikuar nje kohe te rendesishme gjate konferences se tij per shtyp.”

“E nuk e ka bere kete gje duke minimizuar ate qe ndodhi, por ka kerkuar qe ta ktheje Appianon ne nje fortese ku te mos dale me asgje, ka bere nje kerkese per te kapur ‘spiunin’ dhe kete ‘problem’ e ka kthyer ne nje levizje te vertete.”

“Prandaj, kur themi qe po perdor metoden e Mourinhos, nuk po themi dicka te gabuar. Eshte pikerisht keshtu.”

“Nje tranjer tjeter mund ta kishte mbyllur me nje fjali te vetme duke thene ‘nuk ka ndodhur asgje, tek Interi zmadhohen gjithmone keto gjera’, por ai nuk beri keshtu.”

“Ai nuk pranon as justifikime. Deshiron qe Interi te nxjere nje mesim nga cdo situata e keqe: nga Slavia e Prages dhe nga ato qe kane ndodhur pas Slavias se Prages.”

“Tani eshte derbi, nuk ka kohe per te humbur. E ku i dihet, mbase keto dite ka pare edhe ate derbi te Mourinhos te gushtit 2009…”

Keshtu, ta kthesh polemiken ne nje pike force eshte pikerisht ajo qe po kerkon Conte. Por tani i takon fushes te flase, sepse per teori mund te flasim gjate gjithe dites. Fusha ka rendesi dhe ne vetem pak ore e ka radhen derbi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.