Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Zhduket Pirelli nga bluzat e stervitjes: Ja cfare ka ndodhur! Suning i ka idete e qarta…

Inter Club Staff

Pikepyetje per sa i perket sponsorit kryesor ne shtepine Inter.

La Gazzetta dello Sport shpjegon: “Kur dje mbasdite skuadra dhe stafi i Roberto Mancinit zbriten ne fushe ne oren 17:00 ne Pinetina, bluzat e tyre u duken shume te ndryshme nga sa jemi mesuar ti shikojme zakonisht. Kjo sepse, ndryshe nga nje dite me pare, ne fakt, magazinieret e Interit kishin aplikuar tek shkrimi Pirelli perpara bluzes nje ngjites te bardhe per ta mbuluar sponsorin historik te Interit (qe nga 1995 ne bluzat zikalter dhe para pak kohesh u rinovua kontrata deri ne 2021). Jo nje gjest i kerkuar nga ndonjeri ne vecantim por nje urdher i ardhur nga lart”.

Por cfare ka ndodhur? Per kete vijon e perditshmja Italiane: “Pak minuta pas mengjesit erdhi nje udher komercial dhe preciz per magazinieret: mbulojeni marken Pirelli tek bluzat e lojtareve dhe te gjithe stafit. Interi shpjegon se e gjithe kjo eshte e parashikuar ne kontraten e rinovuar me Pirellin tek e cila jane perjashtuar bluzat e stervitjes: Pirelli ka te drejta sponsorizimi vetem tek bluza e lojes. Per sa i perket kesaj teme, zbulohet se as Massimo Moratti (aktualisht keshilltar i besueshem i Suning per Interin) dhe as drejtuesit e Pirellit nuk ishin ne dijeni per vendimin e mare nga drejtuesit anglo-amerikan (Williamson, Bolingbroke and CO)”.

Me sa duket, Interi deshiron qe te vleresoje bluzat e stervitjes dhe veshjet e tjera qe nuk perdoren per ndeshjet e duket se tratativat jane mjaft te avancuara me kompani te ndryshme, me shume mundesi kineze. Rritja e te ardhurave te Interit, do te kaloje edhe tek gjerat ‘e vogla’, sic mund te jete edhe sponsori i bluzave te stervitjes.

Shkrimi Pirelli tek bluzat e stervitjes perpara vendimit.

senzascritta

Shkrimi Pirelli tek bluzat e stervitjes pas vendimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.