Gazzetta – Zuniga-Ranocchia, prova shkembimi. Ndersa Dragovic…
Pinzolo: 10 korrik 2013. Skuadra zikalter eshte ne fushe per stervitjen e pare te pregatitjes verore, dhe tek zyrat e Interit ne Milano ka me pak levizje. Gjithsesi, nuk do te thote se merkatoja ka stopuar, dhe kete e shpjegon Gazzetta dello Sport.
Te pranishem me skuadren: drejtori sportiv Piero Ausilio, vazhdimisht ne telefon, drejtori gjeneral Fassone, dhe team manager Cordoba, qe nuk thote shume per Lavezzin, por nuk ben te njejten gje per Zunigen nga Napoli: “Eshte nje lojtar i madh, e respektoj shume, do te me pelqente te vinte tek zikalterit.” Ne fakt hipoteza e nje shkembimi mes Napolit dhe Inter qe do te perfshinte kolumbianin dhe Ranocchia, nuk ka deshtuar aspak. Problemi kryesor eshte se te dyja palet jane akoma larg dhe te ndalura tek bindjet e tyre. Interi, ne rast te shitjes te qendermbrojtesi italian, deshiron te fitoje nje shume te konsiderueshme, rreth 12-15 milion. Zuniga vleresohet nga De Laurentiis rreth 10 milion, por nuk duhet harruar se vitin tjeter do i perfundoje kontrata me Napolin. Ranocchia do te deshironte te qendronte ne Itali dhe nuk do i vinte keq te qendronte tek Inter, edhe pse zerat mbi Dragovic po behen gjithmone e me te shpeshta.