Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Drejt Inter-Napoli, Rafinha nga minuta e pare? Ja formacioni i mundshem!

Gazzetta – Drejt Inter-Napoli, Rafinha nga minuta e pare? Ja formacioni i mundshem!
Inter Club Staff

Vdekja e Davide Astorit – nenvizon Gazzetta dello Sport – ka tronditur te gjithe Interin. 

Asnje – edhe ata qe kishin qene afer djaloshit si ish-lojtaret e Fiorentines, Borja Valero apo Vecino, shoku i kombetares Andrea Ranocchia, por edhe ata qe nuk e kishin njohur – nuk kishte me deshire te luante derbyn.

Kur erdhi zyrtarizimi se nuk do te luhej ndeshja, te gjithe sikur u cliruan, edhe pse ata kishin vendosur qe me pare qe nuk do te zbrisnin ne fushe.

Ne fakt, ishte nje telefonate ndermjet futbollisteve te Interit dhe te Milanit qe kishte vendosur fatin e derbyt, edhe pse vendimi i Federates e beri gjithcka me te thjeshte.

Gazzetta dello Sport shkruan me vone per ndeshjen Inter-Napili, duke e lene pas kraheve ate qe ndodhi dje.

Pozitive ne nje situate te tille nuk ka asgje, por nje jave me shume pune do i jape disa elementeve zikalter mundesine qe te permiresojne nje gjendje fizike jo te mire dhe te rikthehen ne forme ne prag te ndeshjes me Napolin e cila mban vendin e pare ne klasifikim.

Ai qe do te mbahet ne monitorim te vazhdueshem – lexohet ne te perditshmen italiane – eshte Rafinha, i cili vjen nga nje ndalese teper e gjate per shkak te demtimit ne gju ne prill me Barcelonen.

Pervec stervitjeve te personalizuara ne Appiano Gentile, ne shtepine zikalter, sebashku me Rafinhen nga Barcelona ka ardhur edhe pergatitesi personal atletik i lojtarit. E keshtu, me nje jave me shume pune per Spallettin por edhe per Rafinhen te rekuperohet, mundesia qe ai te luaje nga minuta e pare te dielen eshte teper e larte.

Ky eshte formacioni i mundshem ndaj Napolit:

Portier: Handanovic.

Mbrojtes: D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Cancelo.

Mesfushore: Vecino, Borja Valero, Rafinha.

Sulmues: Candreva, Perisic, Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.