Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Aleance Anti-Juve! Inter dhe Napoli mund te shkembejne…

GdS – Aleance Anti-Juve! Inter dhe Napoli mund te shkembejne…
Xhorxh Gellci

Kundershtari per tu mundur ka fanellen bardhezi. Me pare duhet te mundet ne merkato, ku perforcimi do te thote te besh hapa te vogla per suksesin gjate sezonit. Juventusi ka si objektiv te pare ne mbrojtje kolumbianin Camillo Zuniga. Dhe ketu fillojne zhvillimet intresante. Lojtarit i skadon kontrata ne 2014 dhe tani per tani nuk do te rinovoje. De Laurentiis do te donte te mos e humbiste me parameter zero, por sipas Gazzetta dello Sport, po vlereson skuadren ku do e shese. Bardhezinjte duken te qete mbi menyren si do te perfundoje kjo ceshtje merkatoje. Kane ofruar 5-6 milion kunder 10 milioneve te kerkuar nga Napoli, por shpresojne qe gjithcka te zgjidhet duke u bazuar tek skadenca e kontrates te Zuniges.

Por Napoli ndoshta nuk deshiron te forzoje nje kundershtare direkte dhe ketu kthehet ne loje shoqeria zikalter. Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli dhe Inter mund te vendosin te shkembejne dy lojtare: Zuniga dhe Ranocchia. Ne operacion do te shkonte edhe nje shume parash te zikalterit. Gjithashtu, prej ditesh thuhet se Interi eshte prane mbrojtesit te forte te Bazelit Dragovic. Dhe meqe ra fjala per prishje te objektivave bardhezi, edhe mbi Kolarov (i cili kerkohet nga Juventus prej kohesh) mund te kete levizje konkrete te Interit: lojtari i Cityt pelqehet shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.