Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: Balotelli i ofrohet Interit

Gazzetta: Balotelli i ofrohet Interit
Adonis Rexha

La Gazzetta dello Sport raporton se agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola i ka ofruar Interit sherbimet e klientit te tij ne forme huazimi me opsion te blerjes ne fund te sezonit. Raiola i ka telefonuar Interit qe te vijne t’a kerkojne Balotellin, i cili ka shenuar vetem nje gol per Liverpoolit qe kur ai eshte transferuar nga Milan veren e kaluar, e cila rezultoi me statusin e tij si zgjedhja e fundit e Brandon Rodgers per sulmin e The Reds.

Po ashtu thuhet se Balotelli ka thene: ” Valixhen e kam gati… Eshte koha te kthehem aty ku jam rritur dhe ju e dini kete. E kam marre vendimin tim.”

Megjithate, eshte nje bllokade e madhe qe e pengon kete ide dhe kjo eshte protesta e zhurmshme e tifozeve ZiKalter, tifozet jane te revoltuar, Balotelli u largua nga klubi ne terma shume te hidhura ne 2010, pika me e ulet ishte kur ai hodhi pertoke bluzen e shenjte zikalter ne fund te takimit ne gjysemfinale te Champions League kunder Barcelones. Ai gjithashtu absolutisht asnjehere nuk e mbajti sekret faktin qe ai eshte fans i rivaleve Interist, Milan.

Qe kur thashethemet filluan javet e fundit per nje rikthim te mundshem te Balotellit, Curva Nord kane kenduar me ze te larte gjate gjithe lojes kunder ketij rikthimi me thirrje si ajo “Ne nuk e duam Balotellin”, e shoqeruar me shume fyerje per sulmuesin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.