Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS BOOM – WM kerkon nje sulmues te dyte: pista Eto’o po merr jete!

GdS BOOM – WM kerkon nje sulmues te dyte: pista Eto’o po merr jete!
Andi Prifti

Nga nje sygjerim po kthehet ne nje ide konkrete. Samuel Eto’o ka hyre ne listen e shpenzimeve te Moratti-t, ngadale ngadale. Pa e kuptur asnjeri. Nje tratative e lindur rastesisht, kur askujt nuk ja merrte mendja. Kerimov po mbyll te gjitha portat, ndersa kamerunasi po çon ne mendje vitet e lumtura qe kaloi tek zikaltrit dhe familjes qe la ne Milano: 2+2 eshte shume e thjeshte.

Tratativa ne realitet eshte me e veshtire, por Gazzetta dello Sport ka folur se si mund te zgjidhet kjo ne edicionin e sotem. “Ne keto ore, agjenti i tij, Claudio Vigorelli, eshte ne mision ne Angli per te marre nje konkretizim nga interesimi i Chelsea dhe Manchester United. Jose Mourinho do qe Eto’o te punoje serish per te, ashtu si ne kohen e Tripletes tek Interi, nje kohe e mbushur plot gezim. Por Chelsea ka kufizime ne merkato dhe eshte e veshtire ta marre Samuel ne nje kohe kaq te shkurter. Manchester United po perpiqet te mbroje Rooney nga sulmi i Chelsea, qe po hyjne ne skene me argumentet e duhura, duke shtuar keshtu shpresat zikalter per rikthimin e Mbretit Luan. Me kalimin e diteve kjo piste po merr akoma dhe me shume jete, edhe pse sulmuesi kamerunas nuk e ka fshehur interesin per ndjekjen nga Branca dhe Ausilio“, shpjegohet ne gazete.

I vetmi problem qe lind eshte ky: pretendimet ekonimike te Eto’o. Nese sulmuesi do ishte gati te ulte rrogen e tij (maksimumi qe mund te ofroje Interi eshte mes 4 dhe 4,5 milione neto ne vit), duke bere zgjedhjen qe ai deshiron, gjithçka mund te mund te jete e mundur.

Ardhja e kamerunasit, mund te largoje nga ekipi Ishak Belfodil. “Po, sepse ardhja e Eto’o do ja mbyllte hapesirat Belfodil. Keshtu java e ardhshme ppremton lajme te reja. Mazzarri ka kerkuar nje sulmues dytesor me vlere te larte. Kjo te çon tek Eto’o: nje enderr e tifozeve zikalter“, sqaron Gazzetta dello Sport.

Nga nje sygjerim po kthehet ne nje ide konkrete. Apo jo?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.