Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – De Laurentiis Morattit: “Do Behramin dhe Zunigen? Me jep…”

GdS – De Laurentiis Morattit: “Do Behramin dhe Zunigen? Me jep…”
Xhorxh Gellci

Tani qe Mazzarri ka marre ne kontroll Interin dhe te enjte eshte prezantimi, zikalterit po punojne ne merkato per ti dhene ish teknikut te Napolit nje skuader te pershtatshme per lojen e tij.

Dy emrat e pare jane: Behrami dhe Zuniga. Ti marresh nga Napoli nuk do jete e thjeshte, edhe pse te enjten e shkuar Branca dhe Ausilio kane folur me Bigon. Pergjigja e drejtorit sportiv te Napolit eshte pak a shume: “I nderrojme me Guarin”. Kolumbiani, sot per sot, rezulton i pashitshem, sepse Interi eshte i sigurt qe mund ta rigjeneroje me kuren Mazzarri, por eshte edhe e vertete, qe do te pershtatej pak me 3-5-2 te trainerit te ri. Me mire atehere per ta perdorur si lojtar per t’u shkembyer? Moratti po mendohet, edhe pse nga ana tjeter diskutimi eshte shume i ngjashem: Behrami dhe Zuniga, nuk duken te pershtatshem per lojen e Benitez, dhe ne te kundert do te ishin perfekte per Interin.

Jemi ne fillim te merkatos por llogarite, edhe ne nivel ekonomik, mund te perputhen. Guarin vleresohet 12 milion, ndersa Behrami 8 dhe Zuniga 4…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.