Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Dite te nxehta per Nainggolan. Roma sulmon, por…

GdS – Dite te nxehta per Nainggolan. Roma sulmon, por…
Xhorxh Gellci

Pervec tratatives Thohir, ne shtepine e Interit mund te jene ditet decizive edhe ne frontin Nainggolan.

Pavaresisht se lojtari pelqehet shume, tek Interi dhe tek manjati indonezian, qe do ta shfrytezonte per marketing ne Indonezi, realiteti bie ndesh me vleresimin shume te larte qe Cagliari ben per mesfushorin: 18 milion. Por eshte e vertete, se ai i mesfushorit, eshte nje vend bosh qe Interi duhet ta mbushe, sipas sugjerimeve te vete Mazzarrit. Te rejat e oreve te fundit thone se Roma, kundershtari numer nje per Nainggolan, eshte gati te ofroj 10 milion dhe dy lojtare te rinj per gjysmen e kartonit te lojtarit. Ndersa Cagliari shpreson qe kjo lufte mes dy shiqerive te transformohet ne nje ankand qe do e beje te fitoje sa me shume te jete e mundur, sepse tanime eshte pothuajse e sigurt qe mesfushori belg do largohet nga Cagliari ne kete sesion merkatoje.

Nga ana tjeter, Moratti nuk duket i gatshem per ankande, dhe faktikisht, nese nuk shet me pare nuk do te kete te ardhura per blerjen e belgut, qe dje ka pranuar se eshte kontaktuar nga disa klube. Por Interi mund te luaje karten Duncan, qe pelqehet shume nga Cellino. Por ka edhe alternativa pervec Nainggolan. Ne kete front ngelen te hapura shume pista. Ajo per mesfushen te shpie tek Saphir Taider, 21 vjecari franko-algjerian i Bolognes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.