487 views
GdS – Eder rikthehet titullar, por e ardhmja eshte akoma e paqarte.
Sot Eder do jete titullar (qe nga 19 marsi ne ndeshjen kunder Romes nuk luante si titullar). Gazzetta dello Sport ka shkruar per te ardhmen e tij:
“Qendrimi i tij nuk eshte i sigurt edhe pse Tohir dhe Ferrero kane rene dakort per huazimin me detyrim blerje per 11 milion euro. Eder nuk i ka pritur mire pankinat e fundit, sidomos ndeshja kunder Frosinones, u ngrit ne nxemje ne minuten e 80′ por nuk u fut ne loje. Edhe kur u demtua Icardi, Mancinit ju krijua mundesia ta fuste por nuk ndodhi keshtu. Eder nuk eshte i kenaqur nga kjo situate dhe qendrimi i tij tek Inter nuk eshte i sigurt”.