Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,849 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Formacioni i mundshëm: kthehen Kovacic dhe Poldi. Jashtë Santon?

GdS – Formacioni i mundshëm: kthehen Kovacic dhe Poldi. Jashtë Santon?
Rinor Sopaj

Me shikimin e hedhur nga ndeshja që do të zhvillohet nesër mbrëma në ora 20:45 kundër Cesenas në Meazza, Roberto Mancini duhet të bëj zgjedhjet e tij për formacionin. Trajneri zikaltër shpreson ta rigjejë fitoren që mungon tani e tre ndeshje me rradhë, që pastaj të mund të hedh shikimin në ndeshjen e kthimit në Europa League të enjten kundër Wolfsburgut. Sic shihet, në ndeshjen vendimtare kundër gjermanëve, Mancini mund të zgjedh për të bërë një “turn over”. Do t’i duhet të akomodet në stol, për të parën herë prejse u kthye në Appiano Gentile, “Djaloshi” Davide Santon. Në vendin e tij mund ta rishohim Dodon. Në mesfushë është i qartë rikthimi i Brozovic, i cili do ta zëvendësoj Hernanesin, ndërsa për rolin e majës së lartë Kovacic mund t’i japë pak frymëmarrje Shaqirit. Ndërsa partneri i të palëkundurit Icardi, me shumë mundësi do të jetë Lukas Podolski, i cili ende po e kërkon golin e parë italian. Andreolli, në fakt, do ta zëvendësojë Juan Jesusin e skualifikuar.

Ja ky është formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Andreolli, Dodò; Guarin, Medel, Brozovic; Kovacic; Icardi, Podolski.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.