2,214 views

GdS – Hernanes titullar: ja zgjedhjet e Mancinit.
La Gazzetta dello Sport parashikon zgjedhjet e Roberto Mancinit në prag të ndeshjes së nesërme kundër Wolfsburgut. “Përpara Carrizos, Ranocchia, Juan Jesus dhe Santon, dyshimi është në mes të D’Ambrosios dhe Campagnaros. Pastaj hyhet në vorbull. Nëse Kovacic shkon në stol, mesfushorë do të jenë Guarin, Medel dhe Kuzmanovic, prapa trekëndëshit Hernanes, Palacio Icardi. Nëse Mateo luan, atëherë Hernanes futet në vend të Kuzmanovic dhe kroati do të jetë prapa sulmuesve. Sot stërvitja në ora 17 (me shumë mundësi testi për goditësit e penalltive), pastaj kthimi për në Pinetina”.