Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Inter-Juve, cfare dueli per Dzeko dhe Morata!

GdS – Inter-Juve, cfare dueli per Dzeko dhe Morata!
Ardi Deda

Nga njera ane Edin Dzeko, dhe nga ana tjeter Alvaro Morata jane midis interesimit te dy klubeve, Inter dhe Juventus. Kete e zbulon Gazzetta dello Sport. “Si per golashenuesin e Manchester City edhe per sulmuesin e Realit, Inter eshte duke punuar tashme prej kohesh. Dhe jo rastesisht 24 prillin e ardhshem Eick Thohir ka programuar nje takim me Florentino Perez per te folur per ceshtjen. Pritshmerite e zikalterve kane te bejne dhe me kontaktet pozitive qe kane pasur me menaxherin e lojtarit. Optimizimi eshte i kuptueshem. Ne heshtje, megjithate, edhe Juve ka pershkruar te njejten rruge. Dhe me perspektive jo me pak lajkatare. Ne sfond eshte ngurrimi i real Madrid qe nuk kerkon te humbe xhevahirin e tij. Mbi te gjitha pas demtimi te rende qe do te mbaje per nje kohe te gjate jashte Jesé”.

Sipas Gazzetta, nga ana e klubit bardhezi eshte prania e tij ne Champions League, nderkohe Inter luan me shume me faktin qe tek zikaltrit do te gjente me shume hapesira. Per Morata ne valle mund te jete dhe klauzola e riblerjes e kerkuar nga Real, nderkohe per Dzeko problemi i vertete do te ishte rroga e tij e larte. “Ne kete faze te gjitha opsionet jane akoma te hapura. Si Inter ashtu dhe Juventus duhet te bejne llogarite me faktin qe Morata dhe Dzeko mund te vendosin te rinovojne kontratat dhe te qendrojne ne klubet aktuale. Megjithate kjo perplasje ne horizont gjallerron nje merkato e cila ne vere premton shkendija te reja”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.