1,043 views
Gds: “Inter ne Livorno pa Hernanes? Ne dyshim edhe…”
Treshja e ndeshjeve ndaj Atalantes, Udinezes dhe Livornos mund te detyroje Mazzarrin te beje ndonje ndryshim ne formacion. Sipas Gazzetta dello Sport, zikalterit duhet te luajne pa njeriun e momentit: Hernanes.
Kunder Livornos do e nisin me klasikun 3-5-2. Ne porte si gjithmone Handanovic, ndersa treshja e mbrojtjes mund te jete Juan, Samuel dhe Rolando. Keshtu edhe nje here pankine per Campagnaron dhe nje turn pushimi per Ranocchian. Ne mesfushe mund te kete hapesira per Alvarez qe nga minuta e pare, per te plotesuar repartin se bashku me argjentinasin do te jene, Guarin dhe Cambiasso. Ne krahe si gjithmone Jonathan dhe Nagatomo. Icardi dhe Palacio do te jete dyshja e sulmit.