GdS – Inter sa shume lojtare per te sistemuar, Ausilio ne pune…
Pervec ndonje largimi te lojtarve Big, ne shtepine zikalter duhet shume pune per te sistemuar disa lojtare te cilet nuk bejne pjese ne planet e Mancinit. Corriere dello Sport shpjegon:
Ranocchia, Dodo dhe Andreolli me shume mundesi do te rikthenen ne Appiano, por jo per shume kohe pasi do te largohen per nje tjeter destinacion.
Telles dhe Ljajic me shume mundesi nuk do te blihen dhe do te rikthehen ne skuadrat e tyre.
Santon nuk e ka bindur Mancinin dhe duhet gjetur nje zgjidhje.
Jovetic pas fjalve qe tha ne fund te ndeshjes me Empolin eshte ne dyshim te pakten derisa te qartesohet situata.
Juan Jesus nuk konsiderohet i rendesishem.
Felipe Melo nuk bind dhe paga prej 2.8 milion eurosh eshte shume.