Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja 4 lojtaret super te talentuar ne pronesi te Interit qe pritet te shperthejne kete sezon

Gazzetta – Ja 4 lojtaret super te talentuar ne pronesi te Interit qe pritet te shperthejne kete sezon
Inter Club Staff

Sot Gazzetta dello Sport ka pergatitur nje artikull me lojtaret e rinj me potencialin me te madh dhe qe mund te shperthejne kete sezon ne Serie A.

Nder ta, ka edhe lojtare te Interit, te cilet po sterviten nga Conte por edhe qe jane (perkohesisht?) ne klube te tjera te Serie A.

Lista eshte si me poshte, dhe Gazzetta dello Sport ka folur per ta me detaje.

ESPOSITO – Qe Interi me te ka ne shtepi nje thesar te se nesermes, dihej. Por ai kete gje e ka konfirmuar menjehere ne vetem nje vere me skuadren e pare te Contes.

Ka personalitet, vrap, fizik, driblim, altruizem, prezence ne sulm dhe nje gjuajtje qe cmend. Eshte nje Quagliarella i vogel per disa por ky krahasim sepse eshte nga i njejti qytet me te: nga Castellammare.

Ai duhet te gjeje nje pozicion per veten tani, te nxitoje te tregoje aftesine e tij dhe pse jo, te binde Conten akoma me shume qe meriton goxha hapsira kete sezon.

AGOUME – Conte, nuk eshte nje tranjer qe impresionohet lehte dhe ai ka thene qe eshte impresionuar nga lojtari. Por ai ka impresionuar edhe tifozet: personalitet, muskuj dhe pasime te sakta.

Ka ardhur nga Seria B franceze tek nje skuader Championsi ne Itali. Diferenca eshte teper e madhe. Por Interi nje tjeter si ai ne mesfushe me karakteristikat e tij nuk e ka, prandaj mund ta shkruaje mire te ardhmen tek Interi nese shfrytezon mundesine qe i eshte krijuar.

KARAMOH – “Djaloshi me raketa tek kembet”, ashtu si e quante Spalletti, ka nisur nje tjeter eksperience kete vere sepse ka kaluar tek Parma.

Mbase ai nuk eshte nje lojtar prej 20 golash ne sezon e nuk do te jete kurre, por me vazhdimesine e duhir (tek Interi nuk mund ta kishte dhe tek Bordeaux nuk e gjeti dot) mund te behet nje lojtar qe mund ti ndeze Interit deshiren per ta rikthyer. Nese ai ka topin ne kembe dhe niset drejt portes, ose gabon vete ose nuk e kap dot. Ai e ka kete aftesi.

PINAMONTI – Nese sistemi Andreazzolu do te funksionoje dhe ai do te luaje njesoj si ne Boterorin U20, ku ai shenoi 4 gola dhe dhuroi paraqitje mjaft te mira.

Ai eshte nje nga ata lojtare qe mund te shenoje me shume se 10 gola ne sezon. Ai eshte nje nga ata luftetaret e heshtur qe ka nje trup mjaft te forte per te qene nje 9 dhe per te qene gjithmone ne vendin e duhur.

Duke pare si ka shkuar merkato, mund te kishte qene mire edhe nese do te kishte qendruar tek Conte si nje zevendes Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.