Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS: Ja Dragovic, Moratti ka vendosur ne tavoline…

GdS: Ja Dragovic, Moratti ka vendosur ne tavoline…
Xhorxh Gellci

Ishak Belfodil do te jete i Interit dhe, ndoshta, edhe Aleksandar Dragovic. Per mbrojtesin austriak, viti 1991, Interi ka hequr cdo dyshim dhe sulmi qe po ben ndaj Baselit eshte nga ata te rendet: 8 milion ne tavoline. Dragovic eshte me i preferuar se Danilo, i cili mund te vije vetem nese largohet Ranocchia.

Ndryshe nga braziliani i Udineses, Dragovic ka nje page me te ulet qe e ben me te preferuar. Pervec, natyrisht, edhe faktorit moshe qe anon ne krah te tij: “I forte fizikisht, i pasfidueshem ne lojen ne ajer, i afte te jete lider ne ndeshjet me te rendesishme, Dragovic bind edhe pse ne klubin e tij ka luajtur gjithmone me mbrojtjen me kater, duke u vendosur ne qendren e majte. Basel kerkon 8 milion dhe nuk do te jete e lehte te vendosen lojtare ne shkembim per te perfituar ulje cmimi.” lexohet tek Gazzetta dello Sport.

Me marrjen e Dragovic, Walter Mazzarri do e kompletonte repartin e mbrojtjes, edhe pse duhet te zgjidhen largimet e Chivu dhe Stankovic, qe tani ndodhen jashte projektit me ardhjen e Andreolli dhe Campagnaro. Dhe austriaku do te ishte me i vlefshem sesa Danilo ne mbrojtje, sepse nuk do te konkurronte me Samuel per vendin, pasi mund te mbuloje nje pozicion te ndryshem. Ndersa Danilo do te konkurronte me ‘The Wall’, dhe ne qofte se njeri nga te dy do ulej ne pankine do ishte nje shpenzim i kote per nje skuader qe nuk ka Kupa Europiane.

Sipas Gazzettes, dyshimi i vetem rreth Dragovic eshte i lidhur me karakterin e tij jo shume te mire, por nje si Mazzarri di te menaxhoje keto situata dhe eksperienca e tij jep siguri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.