Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Jonathan dhe Nagatomo: ‘gjigandet’ e Mazzarrit

GdS – Jonathan dhe Nagatomo: ‘gjigandet’ e Mazzarrit
Andi Prifti

I kane pasur ne shtepi, duhej vetem ti ndertonin. Ja se si i pershkruan Gazzetta dello Sport Nagatomo dhe Jonathan, dy anesoret e Interit qe po bejne tifozet tu besojne serish. “Tani te gjithe duken te rinj. Jane te besueshem. Duket shume dora e Mazzarrit ne rritjen e Nagatomo dhe Jonathan. Per sa i perket brazilianit: ate e ka shtyre dhe shpirti i konkurrences. Me ardhjen e Isla do ishte nje konkurrence dhe me e madhe, por me pas erdhi Wallace. Keshtu, Walter Mazzarri ka folur me ta dhe ka punuar me detajet: te vrapojne, çdo lojtar eshte i zoti; si dhe kur te vrapojne dhe me cilat kohera, dicka qe ta mesojne ose jo. Dhe Walter Mazzarri ka ditur ta u mesoje. Tani te dy sulmojne zonat bosh dhe hyjne ne mbrojtje ne menyren e duhur, cdo aksion i sheh te perfshire: me pak fjale, nje tjeter jete tani.

Pra me pak fjale nga lojtare rezerve ne te pazevendesueshem: “Ne pritje te Wallace, te nje Pereira qe akoma nuk bind dhe te Zanettit qe do futet ne nentor – ja ku jane te dy, te gjate 1,70, por qe jane maskuar si gjigande. Tre ndeshjet e para te vitit e tregojne: me Cittadellen, Jonathan shenon me koke; kunder Genoas, kros i Jonathan, gol i Nagatomo; ne Catania, driblim i shkelqyer i Johnnyt dhe assist per Palacio, pastaj 2-0 nga Nagatomo, deri tani krye-golashenues me Palacion ne Interin aktual. Cuditerisht gjigande.” – perfundon shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.